PIKANTET/ Lojtarët e Flamurtarit largohen me pije energjike, ata të Tiranës shpërthejnë në brohoritje

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 5, 2020 | 20:17

PIKANTET/ Lojtarët e Flamurtarit largohen me pije energjike, ata të Tiranës shpërthejnë në brohoritje

Sinan Idrizi e ka ndjekur ndeshjen e djeshme nga tribuna VIP i shoqëruar nga presidenti i Tiranës, Refik Halili. Agustin Torasa që mungoi dje për shkak të kartonit të kuq në ndeshjen me Partizanin, nuk mungon në Vlorë. Argjentinasi rikthehet si ish në stadiumin “Flamurtari” dhe e ndjek ndeshjen nga pjesa VIP e tribunës, dy rreshta pas presidentëve të klubeve.tirana

Tabela elektronike në Vlorë nuk funksionoi as në ndeshjen e djeshme. Por, është fotografi i klubit Çimi Rama, i cili ka zbuluar edhe shkakun se përse ajo nuk funksionon. “Nuk e ndez unë të mos shpërqendrohen lojtarët, pasi mbeten me sytë nga minutat. Më shumë është për kundërshtarët”.

Tifozët ultras të Tiranës, “Fanatics”, deri pesë minuta para startimit të ndeshjes së djeshme ishin në radhë te biletaria jashtë stadiumit për bileta. Me të hyrë në impiant nisën edhe mbështetjen pa pushim ndaj bardhebluve. Ndërsa valëvisnin dy flamuj, atë të ekipit Tirana dhe një të bardhë ku shkruhej “100 vjet Tirona”.

Henrique Karlos Ramos i dëmtuar në pjesën e sipërme të vetullës që e ka të qepur dhe vijon me ënjtje syri, në ndeshjen me Bylisin, dje nuk është aktivizuar, ndërsa e ka ndjekur ndeshjen nga tribuna. Por, braziliani ka qenë gjatë gjithë ndeshjes në ankth për fatin e kuqezinjve.

Trajneri i Flamurtarit, Marcelo Troisi ra dje në sy për veshjen e tij të veçantë. Ai kishte veshur një bluzë të kuqe, jelek të verdhë, si dhe gjatë gjithë ndeshjes ka mbajtur në duar dorashka të zeza.

Lukas Ramos merr ndihmën mjekësore rreth minutës së 20-të pas një përplasjeje, ndërsa loja ndërpritet. Kjo i ka shërbyer Troisit të diskutonte me ndihmësit e tij në pankinë. Ramos kërkon të futet në fushë, por anësori e këshillon të presë, por braziliani këmbëngul sërish dhe më pas hyn përsëri në lojë.89250623_2521127698143337_3322136145231347712_o

Prezencë e shtuar e policisë në stadium. Drejtues të lartë të Policisë së Vlorës, të kryesuar nga shefi i rendit Shpëtim Hasanaliaj kanë qëndruar gjatë gjithë ndeshjes në tribunë. Por mes tifozëve ka pasur edhe civilë. Një tifoz i Flamurtarit ngacmon brazilianin Oliveira gjatë ndeshjes, teksa i flet nga tribuna. “Ec kushëri”.

Rreth minutës së 38-të të ndeshjes, trajneri Troisi i fërshëllen ekipit të ecë përpara drejt portës kundërshtare, pasi asnjë nga lojtarët nuk po shikonte nga pankina.

Rreth 1000 tifozë kanë qenë të pranishëm dje në stadiumin “Flamurtari”. Prezencë kjo më e madhe se ndeshjet e kaluara.

Një tifoz i drejtohet presidentit Refik Halili nga tribuna sapo fillon pjesa e dytë e ndeshjes, duke i treguar me gisht nga bashkëshortja që kishte në krah. “Refik, shiko kush ka ardhur”. Halili e përshëndet me përzemërsi, ndërsa dukej që i kishte miq.

Sapo starton pjesa e dytë, tifozët ultras të Tiranës ndezin fishekzjarrë, duke krijuar një atmosferë elektrizuese.

Tifozët e Tiranës në tribunë bashkë me vlonjatët. Rreth 10 të tillë ishin ulur bashkë me tifozët vendës, teksa kanë shkëmbyer edhe opinione. “Flamurtari ka luajtur më mirë se Tirana”, janë shprehur kryeqytetasit.

Në përfundim të ndeshjes së djeshme, trajneri i Flamurtarit, Marcelo Troisi, shkon te gjyqtarët e ndeshjes dhe diskuton me ta edhe gjatë rrugës për t’u futur në tunel. Braziliani është parë ironik gjatë bisedës.

Festë në dhomat e zhveshjes së Tiranës. Futbollistët shpërthejnë në brohoritje, e cila dëgjohet edhe në korridorin e impiantit. Pavarësisht humbjes, lojtarët e Flamurtarit janë parë dje të dalin nga stadiumi me pije energjike në duar.tiranaa

Sinan Idrizi takohet me lojtarët e Tiranës që kanë qenë pjesë e Flamurtarit, Idriz Batha dhe Agustin Torasa.

Albi Doka ka luajtur me temperaturë. Lojtari ka që të martën me grip dhe duke mos pasur asnjë alternativë tjetër, Egbo e ka aktivizuar si titullar.

Gjendja e fushës së stadiumit “Flamurtari” është si mos më keq. Gjendja sportive e skuadrës reflektonte edhe në gjendjen e terreneve sportive.

Grent Halili nuk e pret mirë zëvendësimin. Ai nuk shkon si zakonisht në stolin e rezervave, por futet menjëherë në dhomat e zhveshjeve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"