Pikantet / Lojtarët dibranë bëjnë foto si kujtim nga “Elbasan Arena”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2017 | 14:27

Pikantet / Lojtarët dibranë bëjnë foto si kujtim nga “Elbasan Arena”

Ndeshja e djeshme u konsiderua e lehtë për Kukësin dhe nuk nisi aspak si e tillë. Në minutën e 64-t, kryesori Myrtja akordon në mënyrë të habitshme penallti një aksion ku mbrojtësit të Korabit i përplaset topi në shpinë. Edhe pse ishte fare pranë aksionit, kryesori Myrtja ka gabuar me verdiktin e dhënë.

rhyrhrhrhrh

*Të parët që mbërritën në stadium ishin lojtarët e Korabit, të cilët nisën të bëjnë xhiron e zakonshme në fushën e blertë. Nuk mund të mos e linin pas dore edhe shkrepjen e ndonjë fotoje, për ta pasur si kujtim në këtë stadium.

*Në tribunë nuk mungoi si gjithnjë presidenti i Kukësit, Safet Gjici, i cili, gjatë gjithë sfidës, e pa me ankth këtë përballje.

*Për të përkrahur skuadrën kuksiane kishin ardhur pak tifozë që e kanë mbështetur gjatë gjithë kohës. Në total, numri i tifozëve në stadium nuk i kalonte 100 spektatorët, edhe pse luanin kryesuesit.

*Kur ndeshja ishte 1 me 0 për Korabin, Gjoka urdhëron që në fushë të hyjë Dvornekoviç për Gurin, por në këto momente Pejiç barazon shifrat. Zëvendësimi nuk kryhet, por shtyhet për në pjesën e dytë.

*Në minutën e 22-të të pjesës së parë, gjyqtari bën një pushim të shkurtër, për t’u dhënë mundësinë lojtarëve që të freskohen, pas vapës së madhe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"