Pikantet / Lapsus me emrin e trajnerit dhe telefonata që ndërprenë prezantimin, Panuçi ndërhyri te përkthimi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2017 | 18:18

Pikantet / Lapsus me emrin e trajnerit dhe telefonata që ndërprenë prezantimin, Panuçi ndërhyri te përkthimi

Prezantimi i djeshëm i trajnerit të ri të Kombëtares startoi ekzaktësisht në orën 11:00. Kreu i FSHF-së, gjatë fjalës hyrëse, Panuçin e prezantoi si… Kristiano. Një lapsus me emrin e tij që në start. Mirëpo, ky ishte vetëm një nga detajet “pikante” të ceremonisë.

panuci duka2

Federata e kishte trajtuar si event dhe për këtë kishte jo vetëm një poltron prezantimi për drejtorin e marrëdhënieve me publikun, por edhe dy mundësi reklamimi elektronike të sponsorëve. Dy ekrane të vogla ishin vendosur në tavolinë përpara presidentit Duka dhe trajnerit të Kombëtares.

Ky i fundit, në dy momente, ka ndërhyrë në përkthim. I pari kur kërkoi t’i përkthehej fraza “besoj që i kam dhënë edhe unë diçka Kapelos”. Dhe së dyti, kur fjala e tij ishte ndërprerë pa mbaruar. Jo vetëm kaq, por në një moment të ceremonisë, një nga kameramanët kish harruar telefonin ndezur dhe prezantimi u ndërpre nga zilja telefonike, por më pas kur kjo gjë ndodhi edhe me drejtorin e PR në FSHF, atëherë pati edhe një reagim të vetë Dukës: “Edhe t’i Çarçan ngele që të të bjerë telefoni”.

Në sallën e konferencave, kishte foni të vendosur, me mikrofona dhe bokse. Trajneri Panuçi u paraqit me kostum të zakonshëm dhe jo me atë zyrtar që është uniformë dhe përmban logon e institucionit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"