Pikantet Laçi-Vllaznia/ Martini “spiunon” kuqeblutë, një këngë si himn për kurbinasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2021 | 18:50

Pikantet Laçi-Vllaznia/ Martini “spiunon” kuqeblutë, një këngë si himn për kurbinasit

Një këngë e re për Laçin dhe lutja e Vllaznisë për tragjedinë në Tetovë. Derbi verior u luajt në një atmosferë mjaft të bukur, me praninë e rreth 1 mijë tifozëve, teksa edhe nga Shkodra kishin udhëtuar rreth 200 të tillë. Grupimi “Power 12” mbështeti fuqishëm ekipin, ndërsa në fund pati festë të çmendur në dhomat e zhveshjes.

241439738_878311376142330_6796180404469930871_n (1)

FOTO: F.Hazisllari

“Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes në Laç.

* “Lutemi për Tetovën”. Me 11 fanella të bardha ku shkruhej ky mesazh solidarizimi doli formacioni i Vllaznisë në fushën e lojës.

* Topin e parë nga qendra e shkelmoi ish-futbollisti i Laçit në vitet ’70, Xhemal Stepa, i cili mbante veshur fanellën e Sulovarit.

* Edhe pse organizimi ishte perfekt, ajo që la për të dëshiruar ishte se në dispozicion të mediave nuk u vendos asnjë protokoll zyrtar për formacionet e dy skuadrave. Me sa duket zyrtarët e ndeshjes e kishin harruar këtë detaj dhe vetëm në mesin e pjesës së parë reaguan.

* Në 10 minutat e fundit të lojës pati thirrje nga fonia e stadiumit për të mbështetur Laçin, por tifozët vendës u treguan të “ftohtë”, në ndryshim nga ata shkodranë, që thuajse nuk pushuan asnjë minutë.

* Trajneri i Teutës, Edi Martini u pa në tribunën VIP, i shoqëruar nga sekretari i klubit shkodran, Blendi Dibra. Martini “spiunoi” Vllazninë, teksa do të jetë këtë fundjavë si mysafir në Shkodër.

* Festa në dhomat e zhveshjes së Vllaznisë pas ndeshjes ishte e çmendur, teksa iu bashkua edhe presidenti Alban Xhaferi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"