PIKANTET| Laçi-Partizani/ Laçianët e ofendojnë, Solomon i surprizon me puthje dhe zemra

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Shkurt 17, 2020 | 19:28

FB Kategoria Superiore Lajmi i fundit LAJMI KRYESOR Partizani

PIKANTET| Laçi-Partizani/ Laçianët e ofendojnë, Solomon i surprizon me puthje dhe zemra

Sfida mes Laçit dhe Partizanit pati disa pikante, të cilat “Panorama Sport” jua sjell më poshtë: 

sOLOMON456

*Laçi shfaqet rrezikshëm në minutat e para, ndërsa pozicionimi dhe zbatimi i detyrave nga mbrojtësit e kuq e kënaq italianin, teksa dëgjohet: “Mirë-mirë, ju lumtë”.

*Në ndihmë të trajnerit Sormani shpesh ishin edhe zëvendësit e tij, madje në shumë raste gjyqtari i katërt bënte paralajmërime dhe kjo inatosi edhe tifozët vendës.

*Kalari i thotë Telushit: “Luajeni thjesht”.

*Kur loja ishte 0-0, lojtarët e Partizanit kërkonin që të mos shkonin dëm asnjë sekondë dhe Trashi dëgjohej shpesh teksa i kërkonte Belicës: “Më shpejt, më shpejt”.

*Nga krahu i vendësve, tekniku shkodran gjatë gjithë lojës qëndroi në këmbë dhe në dukje ishte mjaft i zhgënjyer nga loja e të tijve.

*Pas një nisjeje jo të mirë, me kalimin e minutave skuadra e Partizanit e rriti ritmin e lojës, ndërsa Sormani të tijve u kërkonte të vazhdonin me të njëjtin ritëm.

*Rreziku kryesor, sipas të kuqve, ishte numri gjashtë, Shehu, dhe nga pankina e Partizanit shpesh kërkohet që të ruhet numri 6.

dEMI

*Presidenti i Partizanit, Gaz Demi, në pushim të ndeshjes, takoi disa tifozë laçianë “Ultras” të Partizanit. Ata diskutuan për skuadrën dhe stadiumin e ri dhe tifozët i kërkuan se kur mund të ishte gati.

*Një episod interesant ishte zëvendësimi i Solomonit. Sulmuesi i Partizanit e mori avash-avash zëvendësimin, fundja skuadra e tij po fitonte. Por, kjo irritoi tifozët të cilët nuk i kursyen ofendimet ndaj tij. Reagimi i lojtarit nigerian ishte mjaft interesant dhe teksa ata po e ofendonin, ai u dërgonte “puthje” dhe me duar bën edhe formën e zemrës duke ua drejtuar sërish tifozëve.

sOLOMON

*Disa fëmijë qëndrojnë për një kohë të gjatë afër pankinës së Partizanit dhe i luteshin Çinarit për bluzën, por edhe pse tentuan shumë, nuk arritën që ta merrnin.

*Presidenti Demi e merr lajmin e barazimit të Bylisit me Kukësin në tunel, teksa u dëgjua vërshëllima e fundit e takimit në Laç. Gjithashtu, edhe skuadra e kuqe, teksa po përshëndetej me tifozët, u informua mbi rezultatin e sfidës Bylis-Kukësi.

 B.B – PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com