PIKANTET Laçi-Kukësi/ Presidenti Laska, dush të ftohtë skuadrës në pushim. Pejiç habitet me praninë e tifozëve në Kamëz

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2021 | 20:27

PIKANTET Laçi-Kukësi/ Presidenti Laska, dush të ftohtë skuadrës në pushim. Pejiç habitet me praninë e tifozëve në Kamëz

Në mungesë të kushteve optimale në stadiumin e Laçit, kurbinasit e zhvilluan ndeshjen e tyre në stadiumi “Kamza”, aty ku pavarësisht se u luajt dy ditë më parë, fusha ishte në një gjendje të pranueshme. “Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes së djeshme.

Laci-Kukesi55

* Lojtarët e Laçit u ambientuan shumë vonë me terrenin, madje në pjesën e dytë Velija, Mazrekaj dhe Deliu rrëshqitën në fushë. Me sa duket këpucët që ata përdorën, nuk ishin të përshtatshme për këtë fushë.

* Pjesa e dytë nisi me vonesë, pasi kishte një problem rrjeta e portës së mbrojtur nga Alen Sherri.

* Presidenti i nderit të Kukësit, Safet Gjici, pak minuta përpara fillimit të sfidës futet në dhomat e zhveshjes dhe takon skuadrën.

* Në një moment flamuri i vendosur në këndore bie dhe për disa momente loja ndërpritet deri në rregullimin e tij.

* Drejtori sportiv i Kukësit, Pero Pejiç, interesohet për stadiumin: “Si ka mundësi që luan Kruja këtu dhe jo ne!?” Interesimi i kroatit ishte për shkak se në Kamzë, Kukësi ka një numër të konsiderueshëm tifozësh.

* Kur Basha shënoi golin e dytë për Kukësin nuk munguan brohoritjet në stadium “Basha, Basha”, madje me dy gishtat lart.

* Në fund të pjesës së parë skuadra kurbinase merr kritika nga presidenti Pashk Laska, që zbriti në tunel dhe shkundi lojtarët. Këto kritika rezultuan efikase, pasi në pjesën e dytë Laçi bëri kthesën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"