Pikantet Laçi-Erzeni/ Portieri ndërron uniformën, arbitrit i humbet… shkuma

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2022 | 22:48

Pikantet Laçi-Erzeni/ Portieri ndërron uniformën, arbitrit i humbet… shkuma

Laçi-Erzeni u luajt në praninë e rreth 400 tifozëve, ku një pjesë e madhe e tyre kishin ardhur nga Shijaku për të mbështetur skuadrën e zemrës.

bandicam 2022-12-15 13-26-19-875

Numri i shikuesve u shtua në pjesën e dytë, në një kohë që vlen të përmendet se orari dhe dita nuk ishin të përshtatshme për të pasur një prani më të kënaqshme në shkallët e stadiumit të Laçit. Nga detajet pikante që pati ndeshja, mund të veçohen dy raste. Në fillimin e pjesës së dytë, portieri i Erzenit, Klevis Hasanbelli, u shfaq me një tjetër fanellë.

E nisi lojën me një uniformë me ngjyrë lejla, ndërsa pas pushimit doli më fanellë të verdhë. Ndërsa në minutën e 79-të, pati një moment ilariteti në stadium, pasi arbitrit i ra shkuma që mbante dhe atë e gjeti afër zonës së Erzenit një nga lojtarët shijakas.

Pas përfundimit të takimit pati “fair play” nga të dyja ekipet, me lojtarët dhe stafet që u larguan duke u përqafuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"