PIKANTET/ Kukësi-Partizani/ “Demat” të irrituar me gjykimin te penalltia e padhënë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2020 | 22:35

PIKANTET/ Kukësi-Partizani/ “Demat” të irrituar me gjykimin te penalltia e padhënë

Takimi Kukësi-Partizani u zhvillua në Shkodër, në stadiumin “Loro Boriçi”. Ndonëse nuk lejohen tifozët në stadium për shkak të protokollit të miratuar pas shpërthimit të pandemisë “COVID-19”, një grup mbështetësish të Partizanit kishin udhëtuar drejt Shkodrës ku në mënyra alternative t’i jepnin zemër skuadrës së kuqe.

Partizani

Të pozicionuar në një cep të stadiumit “Loro Boriçi”, ata arritën të shijonin takimin dhe kanë shpërthyer në brohoritje në momentin e golit të shënuar nga ana e Lukas Kardozos. Ndonëse të paktë, ata janë mundur ta mbështesin sadopak ekipin e zemrës, por përfundimi i ndeshjes e ka acaruar situatën në ambientet e jashtme të stadiumit “Loro Boriçi”.

Tifozët e Partizanit dhe policia e Shkodrës kanë debatuar pas përfundimit të takimit, pasi uniformat blu u kanë kërkuar llogari dy-tre ultrasve që nuk mbanin maskën. Bazuar në udhëzimin e qeverisë, uniformat blu i kanë ndaluar tifozët pa maska për t’i gjobitur. Këtu ka nisur përplasja mes palëve, ku ultrasit i kanë kundërshtuar uniformat blu, të cilët kanë ndërhyrë menjëherë duke përdorur edhe dhunën.

Sherri logo

Tifozët e pabindur janë shoqëruar me furgonët e policisë në komisariatin e Shkodrës. Në këtë situatë e ka pësuar edhe menaxheri i skuadrës së Partizanit, i cili kishte hyrë për të qetësuar situatën, por policët  nuk e kanë njohur dhe e kanë shoqëruar edhe atë në komisariat së bashku me katër tifozët. Pas sqarimit të situatës menaxheri i skuadrës së kuqe, Ildi Dajlani, është liruar, ndërsa tifozët kanë mbetur të ndalur për kundërshtim të uniformave blu.

– Në tribunën VIP kanë qëndruar vetëm drejtuesit e ekipit kuksian, ndërsa delegacioni i kuq ka preferuar që të rrijë në shkallët e stadiumit dhe ta ndjekë prej andej takimin. Bashkë me drejtuesit e kuq ka qenë edhe shkodrani Erald Çinari, që vijon të vuajë pezullimin e dhënë nga FIFA në muajin korrik.

Olsi Rama

– Shtrëngim duarsh dhe përqafim në fillim të takimit nga ana e dy trajnerëve, Gega dhe Daja. Një pjesë e lojtarëve të dy ekipeve u vendosën në shkallët e tribunës VIP, ndërsa disa të tjerë në stolat e rezervave.

– Që në minutat e para të dy trajnerët kërkojnë nga lojtarët e tyre që të jenë të kujdesshëm dhe të mbyllin çdo hapësirë të fushës. Gega më tepër e ka me Lulajn, ndërsa Daja kërkon më shumë nga Bardhi e Hakaj.

Hakaj Daja

– Mosakordimi penalltisë në minutën e 35-të ka sjellë reagime të shumta nga ana e drejtuesve të Partizanit që ishin të vendosur në shkallët e tribunës qendrore të “Loro Boriçit”.

– Në minutën e 86-të ka ardhur një reagim i fortë nga ana e stafit të Partizanit në drejtim të gjyqtarëve pas një faulli të shkaktuar.

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"