Pikantet Kukësi-Laçi/ Mazrekaj ankohet për shkelmat, ja çfarë nuk u pa

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2022 | 0:12

Pikantet Kukësi-Laçi/ Mazrekaj ankohet për shkelmat, ja çfarë nuk u pa

Në një stadium thuajse të boshatisur, ku nuk kishte më shumë se 400 të pranishëm, Kukësi e mbylli vitin me fitore pas një pjese të parë të sezonit për t’u harruar. “Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes së djeshme.

Kukesi Laci

* Presidenti i Nderit dhe njëkohësisht kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, mbërrin në stadium vetëm tre minuta përpara startit të sfidës. Së bashku me miqtë e tij nuk preferoi ta ndiqte ndeshjen në tribunën VIP, por u ul në ndenjëset aty pranë.

* Trajneri Rrahman Hallaçi tërbohet me një vendim të kryesorit Xhaja, ku nuk jep një faull në favor të kapitenit Taipi pranë zonës së rreptësisë. Edhe kapiteni kërkon llogari te kryesori, por nuk është i këtij mendimi Juxhin Xhaja.

* Serxho Ujka pretendon diçka te gjyqtari në fundin e pjesës së parë, me kryesorin, i cili e sqaron që nuk ka të drejtë për këtë pretendim.

* Duket se Barbosës nuk kanë ndërmend t’i bëjnë një fanellë të personalizuar me emrin e tij, pasi sërish ai mbajti veshur një bluzë që nuk e shënonte emrin e tij mbi supe.

* Kapiteni i Laçit, Mentor Mazrekaj, ka qenë lojtari që shpesh i është ndërhyrë nga futbollistët e Kukësit, me mesfushorin që ankohej te kryesori për shkak se nuk ndëshkoheshin me kartonë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"