Pikantet / Komentatori e quan Partizanin ekip mediokër, Kalarin e bën… afrikan

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2017 | 16:43

Pikantet / Komentatori e quan Partizanin ekip mediokër, Kalarin e bën… afrikan

Miqësorja mes Ternanës dhe Partizanit u transmetua në një kanal lokal italian, ndërsa dashamirësit e kuq patën mundësi ta ndjekin ndeshjen përmes këtij kanali në “youtube”.

Tifosi-Partizani-Ternana-Tirana2

Komentatori italian i këtij takimi bëri disa gafa në transmetim, pasi nuk i njihte futbollistët e Partizanit dhe protokolli i ndeshjes që ai kishte nuk korrespondonte me numrat që mbanin futbollistët e Partizanit. Në shumë raste ai e pranonte se nga lojtarët e Partizanit njihet vetëm ata që kishin luajtur në Itali, si La Kamera, Herrera, Adorian dhe Basrak.

Momenti më pikant kishte të bënte me momentin kur në fushë hyri kamerunasi Xhixhiua, me numrin 25, por komentatori me sa duket në protokoll me këtë numër kishte mbrojtësin Renaldo Kalari. Kështu gjatë transmetimit ai në disa raste thoshte “afrikani Kalari”.

Komentatori ka qenë shumë i ashpër me Partizanin, kryesisht në minutat e para të ndeshjes. Sipas tij, të kuqtë i dukeshin mediokër dhe Partizanin e konvertonte me një ekip të Lega Pro, duke mos iu afruar nivelit të Ternanës, e cila e sezonin e fundit mbijetoi në Serinë B në fund të kampionatit.

Gjithsesi, komentatorët e ndeshjes e pranuan se gjyqtari akordoi një penallti të dyshimtë për Ternanën në fund të pjesës së parë. Të pranishëm në stadium ishin edhe disa tifozë shqiptarë, të cilët i priten me ovacione emrat e futbollistëve të Partizanit kur u thirrën para ndeshjes nga spikeri i stadiumit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"