Pikantet Kastrioti-Dinamo/ Shkëmbi me lutje, Ndreu acarohet me lojtarët. Tifozët e “nëndetëses” ndezin atmosferën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2021 | 20:32

Pikantet Kastrioti-Dinamo/ Shkëmbi me lutje, Ndreu acarohet me lojtarët. Tifozët e “nëndetëses” ndezin atmosferën

Kthimi i tifozëve në stadium i dha gjallëri dhe atmosferë ndeshjes. “Panorama Sport” do ju përcjell disa nga pikantet e sfidës së luajtur në Kamzë mes Kastriotit dhe Dinamos:

goli i dnimaos

-Afro dy orë përpara, Ermal Barushi mbërrin në stadium për të monitoruar situatën. Gjithçka shkoi shumë mirë.

-Në fillim ishte vendosur që tifozëria mike të vendosej në tribunën përballë, por me urdhër të policisë ata u vendosën te sektori përbri tribunës.

-Rikthim i fuqishëm i tifozërisë blu. Afro 300 veta kishin udhëtuar nga kryeqyteti për të ndjekur skuadrën e zemrës. Gjatë gjithë kohës ata mbanin të karikuar skuadrën me këngë.

tifozet e dinamos

-Skuadra dinamovite zbriti në fushë me një bluzë të bardhë ku shkruhej: “TETOVA ’”.

-Goli në minutën e parë solli njëfarë çoroditjeje te krutanët dhe u deshën minuta të tëra që skuadra të merrte veten.

-Të dy trajnerët qëndrojnë kryesisht në këmbë, nga ku nuk munguan as disa momente pikante, madje Ndreu shpesh dilte edhe nga kuadrati i tij, çka e detyronte gjyqtarin e katërt, Bajramaj, që t’i tërhiqte vëmendjen: “Të lutem profe!”

-Ndreu reagon me gjeste, në çdo moment kur të tijtë gabojnë, madje në një moment të një gabimi të Mudrazijës në nerva e sipër godet disa sende aty pranë pankinës.

-Nga ana tjetër, Shkëmbi “lutet” për sjellje të mirë të të tijve në fushë. Në një moment Imami gjuan një top të gjatë dhe Shkëmbi dëgjohet t’i thotë: “Imam, të lutem mos luaj me topa të gjatë!”

-Onanuga i lutet Zotit për ndihmë, në fund të pjesës së parë: “O Zot na ndihmo!”

-Baholli (trajneri i portierëve të Kastriotit) komunikonte shpesh me portierin Sali duke e udhëzuar meqë ishte dhe prezantimi i tij i parë me Kastriotin. Debutim, që pavarësisht rezultatit, ishte pozitiv për portierin, pasi bëri disa ndërhyrje vendimtare.

-Në fund të ndeshjes skuadra kryeqytetase mori duartrokitje të shumta nga tifozët. Madje, e gjithë skuadra u afrua te tifozëria, ku krahas ovacioneve e duartrokitjeve, lojtarët bënë edhe foto me tifozët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"