Pikantet/ Karimi “tërbon” trajnerin Magani, tifozët sfidojnë reshjet e shiut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 20, 2017 | 19:55

Pikantet/ Karimi “tërbon” trajnerin Magani, tifozët sfidojnë reshjet e shiut

-Rreth 300 tifozë kanë ndjekur ndeshjen e djeshme mes Teutës dhe Vllaznisë. Nuk ka munguar grupimi “Djemtë e Detit”, ndërsa nuk janë të pranishëm tifogrupi më i ri “Marinsat”. Shkak për këtë është ecuria negative e ekipit më fazën e parë, por pas dy fitoreve rresht pritet që ata të rikthehen sërish në krah të ekipit. Ultrasit e pranishëm kanë sfiduar reshjet e shiut duke mbështetur masivisht ekipin.

teuta vllaznia

-Ajo që ka rënë në sy dje, ishte prania e paktë e forcave të rendit në shkallët e stadiumit, kjo pasi ndeshja nuk paraqiste rrezikshmëri për trazira.

-Goli i shënuar nga Çyrbja ka sjellë festë në tribunën e durrsakëve, ndërsa pak minuta më pas, trajneri Magani ka pakënaqësi për një ndërhyrje të gabuar të lojtarëve të tij në hyrje të zonës. Trajneri u ka kërkuar futbollistëve që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur goditjet e dënimit në pozicione të volitshme, ku kundërshtari mund të ndëshkonte.

-Trajneri i Vllaznisë Gjoka ka qenë shumë energjik dhe gjatë gjithë ndeshjes ka qëndruar në këmbë duke udhëzuar skuadrën në çdo aksion, madje edhe në minutat shtesë duke besuar te një barazim i mundshëm.

-Magani i bërtet Karimit pas një kundërsulmi: “Po ç’punë ke me qendrën mo? Merr krahun!”, duke ja bërë me shenjë. Trajneri gjithashtu u kërkon lojtarëve që të mbyllen dhe të jenë më afër njëritjetrit.

teuta

-Gjoka u bën me shenjë lojtarëve të tij të dalin me shpejt në sulm, teksa shfaq shenja pakënaqësie pas çdo vendimi të arbitrit kryesor.

-Zv/presidenti i Teutës, Ardian Bardhi, nuk ishte prezent në stadium, ndërsa si gjithmonë, presidenti Edmond Hasanbelliu e ndoqi ekipin nga tribuna VIP së bashku me administratorin e Vllaznisë, Gjyrezin, dhe drejtues të tjerë të dy ekipeve.

-Edhe pse në situatë jo të mirë, rreth 30 tifozë shkodranë kishin udhëtuar nga qyteti verior për të mbështetur skuadrën e tyre.

D.Xhepollari

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"