Pikantet Kamza – Vllaznia/ Tension në tribunën qendrore, lojtarët e Kamzës festojnë si të çmendur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 17, 2017 | 19:48

Pikantet Kamza – Vllaznia/ Tension në tribunën qendrore, lojtarët e Kamzës festojnë si të çmendur

Skuadra e Kamzës arriti një fitore me një kundërshtar direkt si Vllaznia, falë golit të Imerit. Gazeta “Panorama Sport” ju sjell disa prej momenteve më të veçanta nga sfida e zhvilluar në qytetin e Kamzës.

Kanë qenë të pranishëm rreth 1500 tifozë, ndërsa mungonin tifozët shkodranë, të cilët nuk ishin më shumë 10-15 vetë.

kamza vllaznia

* Në të tribunën VIP ishin së bashku të dy kryebashkiakët e skuadrave të qyteteve të tyre. Kështu, përkrahë Xhelal Mziut ka qenë Voltana Ademi.

* Mateo Sadikaj ka bërë debutimin e tij të parë në Superiore, pasi ishte asistent i dytë në takimin e djeshëm.

* Dy trajnerët kanë bërë dhe nga numër spektakli kur topi po dilte jashtë vijave kufizuese të vijës anësore. Kështu, në minutën e 78-të është Armando Cungu që bën një finte dhe merr duartrokitjet. Po pas 6 minutash vjen radha e Ndreut t’i kthejë reston.

* Trajneri Cungu i përjetonte shumë keq rastet e humbura dhe gabimet që bënin lojtarët e skuadrës së tij. Shpeshherë u jepte indikacione të tijve për të përmirësuar lojën. I kërkoi Ribajt të ishte më prezent në sulm dhe Orelesit të bënte kujdes nga Raçiç.

* Interesant ka qenë momenti kur Cungu pretendoi për një goditje këndi, por e kuptoi shumë shpejt që gaboi dhe bashkë me Ndreun filluan të qeshnin në distancë.

* Ka pasur tension në tribunën qendrore, ku është dashur ndërhyrja e forcave të policisë për të larguar njërin prej tifozëve, i cili shau lojtarin e Kamzës dhe kjo gjë nuk u pëlqeu të tjerëve që u rebeluan me të.

* Në fundin e ndeshjes, futbollistët e Kamzës kanë festuar si të çmendur në dhomat e zhveshjes. Ulërima që dëgjoheshin edhe jashtë stadiumit

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"