Pikantet / “Hiqi, hiqi brekët, t’i jep Duka lekët!”, “Ultras Guerrils” kalojnë 90 minuta të… veçanta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2017 | 10:09

Pikantet / “Hiqi, hiqi brekët, t’i jep Duka lekët!”, “Ultras Guerrils” kalojnë 90 minuta të… veçanta

Takimi i djeshëm është shfrytëzuar nga ultrasit e kuq që të protestonin, akuzonin dhe ofendonin ndaj fenomeneve të fundit në futbollin shqiptar. FSHF, presidenti Duka dhe gjyqtari Jorgji ishin shënjestra e ultrasve të kuq. Ata në disa raste nuk i kanë kursyer edhe ironitë dhe batutat me gjyqtarët e ndeshjes.

guerrils

-Në kohën që ekipet po hynin në fushë, tifozët nisin të thërrasin: “Para Kukësi! Bravo Jorgji!”. Pas përshëndetjeve dhe fotografive, futbollistët e Partizanit shkojnë e përshëndesin tifozët e tyre te sektori ku rrinin dhe më pas nis ndeshja.

-Në dallim nga ndeshjet e tjera, tribuna VIP ishte shumë “e varfër”, madje as presidenti Gaz Demi nuk ishte prezent në stadium.

-Trajneri Starova e ka ndjekur gjithë ndeshjen në këmbë, duke udhëzuar lojtarët. Nuk kanë munguar edhe të bërtiturat e tij ndaj gabimeve që bënin në fushë.

-Për minuta të tëra, ultrasit këndonin në kor këtë refren: “O sistem i korruptuar/ ti futbollin po e vret/ ju zyrtarët me kollare/ vratë pasionin veç për pare”.

-Në shenjë ironie, ata shpesh thërrisnin emrin e protagonistit të ndeshjes Kukësi-Skënderbeu, gjyqtarit Enea Jorgji, i cili duartrokitej. Madje, kur thirrej emri i tij, kundërpërgjigjja ishte: “kampion”. Ndërsa kur thirrej emri i presidentit të FSHF-së apo të presidentit të Kukësit dhe Skënderbeut, vazhdimi vinte me fjalë ofenduese.

-Në minutën e 17-të, ultrasit e kuq shpërthejnë ndaj federatës: “Federatë, shkërdhatë”. Gjyqtari Ardian Beqiri ndalon lojën dhe i kërkon kapitenit të Partizanit, Alban Hoxha, që të qetësojë tifozët. Hoxha mjaftohet me një ngritje dore dhe loja vijon sërish, por tifozët vijojnë me menynë e përzgjedhur për këtë takim.

-Në minutën e 37-të, ultrasit e kuq e kanë me gjyqtarin anësor: “Hiqi, hiqi brekët, t’i jep Duka lekët”. Shpeshherë ata ironizonin me vendimet e gjyqtarëve duke u kujtuar gabimet që kanë bërë ndaj Partizanit në të shkuarën me penallti të padhëna, pozicione jashtë loje, kartonë të verdhë etj., etj. Madje, në minutën e 39-të, kur Ekuban pretendon për penallti dhe gjyqtari nuk e jep, tifozët nisin të duartrokasin arbitrin.

-Në minutën e 42-të, Starova nxehet me Bathën për një pasim të gabuar dhe i tërheq vëmendjen. Lojtari ia bën me dorë. Në këtë moment, trajneri kthehet nga pankina dhe i drejtohet Ramadanit. “Fejzullah, bëhu gati shpejt”. Por nga tribuna një tifoz i thërret Starovës: “O Sule, Fejzullahun e ke në fushë, ai është Ramadani”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"