PIKANTET/ Fitorja ndaj Pogradecit, Apolonia me rekord tifozësh në stadium

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2020 | 10:43

PIKANTET/ Fitorja ndaj Pogradecit, Apolonia me rekord tifozësh në stadium

Pas 15 javësh, Apolonia merr për herë të parë kryesimin e Grupit B. E pesta fitore radhazi e Apolonisë, 4 për kampionat dhe 1 për Kupë, me golavarazhin 14-2.APOLONIA

Humbja e tretë e Pogradecit këtë kampionat. Për të fundit herë, liqenorët patën humbur javën e tretë, më 28 shtator 2019: Oriku – Pogradeci 1-0.

Rekord tifozësh në shkallët e “Loni Papuçiut”, që nuk mbahet mend prej sezonesh. Mbi 1500 shikues kanë ndjekur këtë takim.

Rreth 15-20 ultras pogradecarë kanë shoqëruar skuadrën e tyre në Fier, duke e shoqëruar me ritmin e daulles dhe një banderolë me mbishkrimin “Liqenorët”.

Grupimi fanatik i tifozërisë fierake, “Ultras Green Boys”, quajtur ndryshe UKG, kanë qenë mbështetje e zjarrtë gjatë gjithë 90 minutave.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"