Pikantet Egnatia-Kukësi/ Duka i ftuari special, ka dyndje menaxherësh. Ja çfarë nuk u pa në TV

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2021 | 22:31

Pikantet Egnatia-Kukësi/ Duka i ftuari special, ka dyndje menaxherësh. Ja çfarë nuk u pa në TV

Egnatia luajti kundër Kukësit në sfidën e parë në Superiore pas ngjitjes në elitë, ku u mposht 1-3 në “Egnatia Arena”. “Panorama Sport” ju sjell pikantet e këtij takimi.

egnatia kukesi

* Klubi rrogozhinas kishte marrë masat e duhura për sfidën hapëse në stadiumin e ri. Policia e rendit, bashkiake, zjarrfikësja dhe ambulanca ishin të pranishme disa minuta më herët nga nisja e përballjes.

* Përballjen e ndoqën nga afër një numër i madh tifozësh vendas, mbi 1 mijë tifozë, si dhe një numër i vogël nga ana e miqve. Po ashtu, edhe shumë trajnerë skuadrash, menaxherë e futbollistë të ndryshëm u panë duke ndjekur sfidën.

* I ftuar ishte dhe presidenti i FSHF-së Armand Duka, që qëndroi përkrah presidentit të Egnatias, Agim Demrozi dhe kryebashkiakut rrogozhinas, Edison Memolla.

* Egnatia luajti jo me ngjyrat e saj jeshile në fanellë, por me fanella të zeza.

* Një detaj i veçantë është se shumë tifozë nga zonat përreth e ata rrogozhinas që banojnë në qytetet e tjera kishin ardhur enkas për të parë Egnatian.

* Krasniqi e Çyrbja, së bashku me Telushin luajtën si “ish”, pasi më parë kanë dhënë kontribut te Kukësi.

* Vetëm Krasniqi që ishte kapiten dhe Maganaj ishin në fushë nga baza e sezonit të kaluar.

* Për ruajtjen e rendit në stadium ishte e pranishme edhe një kompani “security”, që ishte me disa forca prezente e kontaktuar nga klubi.

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"