Pikantet e Zrinjski-Tirana/ Nuk ka sherre në Mostar, për Seferin dhe Totren mund të jetë ndeshja e fundit si bardheblu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 29, 2022 | 19:36

Pikantet e Zrinjski-Tirana/ Nuk ka sherre në Mostar, për Seferin dhe Totren mund të jetë ndeshja e fundit si bardheblu

Tirana nuk ja doli të merrte një rezultat të pozitiv në sfidën e kthimit me Zrinjskin, ku u mund në Mostar me shifrat 3-2. “Panorama Sport”, ashtu si gjithnjë, ju sjell pikantet e kësaj sfide.

tirana zrinjski

-Tirana prej gjashtë takimesh nuk fiton në Europë. Vlen të theksohet fakti, se në këtë rrugëtim europian prej 4 ndeshjesh, Tirana nuk regjistroi asnjë fitore apo barazim, duke u ngushëlluar me vetëm 3 gola të shënuar.

-Për Redon Xhixhën dhe Marsel Ismajlgecin janë dy gola radhazi në Europë. Të dy së bashku janë lojtarët që kanë shënuar katër golat e fundit të bardhebluve.

-Mbi 100 tifozë të pranishëm për të parë ndeshjen mes Zrinjskit dhe Tiranës. Përkrahësit bardheblu kanë udhëtuar 400 km deri në Bosnjë. Këtë herë nuk pati përplasje si në Tiranë.

-Fanella e dytë e Tiranës i ngjasonte shumë fanellës së parë të Dinamos, duke dalë nga tradita.

-6 herë skuadrat shqiptare janë përballur me ato boshnjake. Katër herë janë kualifikuar skuadrat nga Bosnja dhe dy herëato nga Shqipëria.

-Blazh Slishkoviç dhe Toni Pezo dy ish-bardheblu kanë takuar në hotel drejtuesit e Tiranës. Mandiç bën sikur goditet në kokë nga Behiratçe, por nuk e ha gjyqtari që i jep të drejtë mbrojtësit të bardhebluve. Më pas stadiumi e kame lojtarin e Tiranës.

-4 humbje rresht për Tiranën në Europë. Një situatë shumë e rëndë për bardheblutë që nuk marrin asnjë pikë për koeficientin e Europës.

-Tirana fitoi në një komponent të paktën. Në fund të 90 minutave, skuadra bardheblu kishte 59 përqind mbajtjen e topit.

-Zero gjuajtje në portë bëri Tirana në pjesën e parë të lojës. Një statistikë që tregon shumë për bardheblutë.

-Skuadra qëndron në Bosnjë dhe kthehet sot në Shqipëri përtë nisur përgatitjet për ndeshjet e kampionatit.

-Për Taulant Seferin dhe Enur Totren mund të jetë ndeshja e fundit me Tiranën, sepse ata mund të largohen menjëherë pas Europës në skuadra të tjera.

-U duk qartë se Tirana vuante për një sulmues. Përfundimisht Devid De Silva nuk është për bardheblutë. Blerja e verës Hasani gaboi në rastin deciziv, teksa nuk shënoi golin që çonte takimin në barazim.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"