Pikantet e Vllaznia-Laçi/ VAR-i ndërhyn që në minutën e 2-të, tifozët hedhin batuta për të dy trajnerët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2022 | 19:56

Pikantet e Vllaznia-Laçi/ VAR-i ndërhyn që në minutën e 2-të, tifozët hedhin batuta për të dy trajnerët

Ndeshja e kësaj fundjave në Shkodër mes Vllaznisë dhe Laçit kishte edhe momentet e saj pikante, që “Panorama Sport” i sjell për lexuesit e saj.

bandicam 2022-04-09 18-37-02-494

* Shumë pak interesim nga ana e tifozërisë shkodrane edhe në përballjen me Laçin. Afro 500 të pranishëm në shkallët e stadiumit.

* Drejtori sportiv i Vllaznisë, Matko Djarmati, si zakonisht e ndjek ndeshjen në sektorin ku ndodhen gazetarët.

* VAR që në minutën e 2- të të takimit, por pa asgjë për t’u shënuar. Me sa duket, është shikuar nga gjyqtari i VAR-it rasti i minutës së parë pas kontaktit Bulatoviç-Ujka.

* Protesta të atyre pak tifozëve ndaj gjyqtarit Shahini pas së tretës ndërhyrje të gabuar në dëm të Da Silvës.

* Lojtarët e ekipit shkodran kërkojnë të kuqin për Roganoviçin. Pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj Hakajt, kërkohet ndëshkim për malazezin. Më parë kishte një të verdhë pas një ndërhyrjeje në dëm të Latifit.

* Nuk mungojnë batutat në radhët e tifozërisë. “O Duro, fute Josën”, ishte kjo batutë në momentin kur ishte i dëmtuar Mazrekaj në të 16 minutë dhe pas largimit të tij me barelë jashtë fushës së lojës.

* Sërish tifozët shkodranë e kanë me Latifin në fund të pjesës së parë.

* “Plori del edhe vetë jashtë”, ishte thirrja e disa prej tifozëve në momentin kur tekniku bëri njëherësh tri zëvendësime.

* Jonuzi e ka me shokët e ekipit që lënë shumë hapësira në prapavijë duke rrezikuar që të pësohet gol.

* Malota, që doli i dëmtuar nga fusha, ka humbur ndeshjen e radhës ndaj Teutës, ndërsa për Mazrekajn pritet të konfirmohet gjithçka sot.

* Si rrallëherë, në dhomat e zhveshjes së kuqebluve ka munguar me praninë e tij presidenti kuqeblu Alban Xhaferi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"