Pikantet e Vllaznia-Kastrioti/ Goli u parashikua, tifozët kërkesë Mirelit për Vulajn. Ja çfarë nuk u pa në TV

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2022 | 19:11

Pikantet e Vllaznia-Kastrioti/ Goli u parashikua, tifozët kërkesë Mirelit për Vulajn. Ja çfarë nuk u pa në TV

“Panorama Sport” ju sjell pikantet e ndeshjes së djeshme:

cela

* Në stadiumin “Loro Boriçi” kishte rreth 1200 të pranishëm. Duket se rezultatet e fundit të Vllaznisë kanë ndikuar te tifozët shkodranë.

* Në fushë kishte disa lojtarë që kishin veshur fanellat e të dyja skuadrave. Te Vllaznia ishin Dajan Shehi, Herald Marku dhe Kaina Nunjesh, ndërsa në krahun tjetër, te Kastrioti, emra si Abaz Karakaçi, Edon Hasani dhe Silvio Zogaj.

* Ish-administratori i Vllaznisë, Kujtim Shaba, parashikon golin e Hoxhajt në start. Sapo nisi aksioni, i ndodhur afër sektorit të medias në tribunën qendrore, ai u shpreh: “Shikojeni golin”. Sapo përfundoi fjalën, topi u përplas në rrjetë pas vetëm 40 sekondash lojë.

* “Shpërthen” trajneri Josa në një moment gjatë pjesës së parë, kur nga një goditje këndi, Kastrioti rrezikon Vllazninë. Trajneri i kërkon llogari mbrojtjes dhe portierit Zogoviç.

* Në një moment para fillimit të pjesës së dytë, janë fikur dritat e stadiumit “Loro Boriçi”. Por, kjo ka zgjatur vetëm 4 minuta.

* “Vulaj, Vulaj”. Këto ishin thirrjet e tifozëve për fantazistin nga Tuzi, që Josa e aktivizoi në minutën e 88-të.

* Trajneri i Kastriotit, Emiliano Çela, ankohet për shtesën te arbitrja Rusta, por kjo e fundit vazhdon rrugën drejt dhomave të zhveshjes, duke mos e sqaruar numrin një të krutanëve.

* Mehdi Çoba ka munguar dje për shkak dëmtimi dhe si për të shuar zërat se ka patur krisje me tifozët, e ka ndjekur ndeshjen nga tribuna e ultrasve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"