Pikantet e Tirana-Vllaznia/ Hyrje vetëm me karta identiteti, goditet anësori.

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2022 | 16:50

Pikantet e Tirana-Vllaznia/ Hyrje vetëm me karta identiteti, goditet anësori.

Derbi i Shqipërisë mes Tiranës dhe Vllaznisë u mbyll me rezultatin 0-0. Megjithatë kjo ndeshje prodhoi shumë emocione si brenda, por dhe jashtë fushe. “Panorama Sport” ka sjellur disa nga momentet më pikante të kësaj sfide.

dsdsdsdsdsd

-Pragndeshja mes Tiranës dhe Vllaznisë është përjetuar me një situatë të pazakontë dhe kaos për tifozët e të dyja skuadrave. Kordonë të shumtë policorë kanë rrethuar stadiumin dhe nuk kanë lejuar hyrjen normale të tifozëve në impiant pa pasur dokumente identifikimi.

Një kërkesë për të cilën nuk ishin përgatitur tifozët dhe kjo ka bërë që shumë prej tyre të mbeteshin jashtë e të kishte edhe tension për atë që po ndodhte. Edhe klubi i Tiranës shpërndau një komunikatë për mediat rreth kësaj teme.

“Në prag të ndeshjes KF Tirana-KF Vllaznia klubi njofton të gjitha mediat se kordoni policor nuk lejon tifozërinë për t’u futur në stadium.

bandicam 2022-01-15 20-07-41-363

Thirrje që i bëhet të gjitha mediave për komunikimin dhe mbulimin e këtij rasti”, komunikonte klubi bardheblu. Në fakt, identifikimi u kërkohej vetëm tifozëve të Tiranës. Shumë prej tifozërisë bardheblu mbetën jashtë stadiumit.

Gjithçka lind nga kontrolli i UEFA-s në stadiumin ku do të luhet finalja e Ligës së Konferencës në muajin maj.

Inspektorët e UEFA-s kanë kërkuar masa shtesë për takimin për të parë se si reagohet ndaj kërkesës për identifikim direkt të tifozëve dhe kjo ka sjellë kaosin në hyrje të stadiumit.

Një “eksperiment” i pakëndshëm në kurriz të tifozëve shqiptarë që zbehu paksa bukurinë e “Klasikes”.

-Mbi 4000 tifozë ishin të pranishëm të shtunën duke ndjekur sfidën mes Tiranës dhe Vllaznisë.

-Tifozët e Vllaznisë nuk janë përmbajtur me thirrjet: “11 shtatori, 11 shtatori”, duke kujtuar një nga “ndeshjet” e kaluara mes dy skuadrave.

-De Silva nuk federohet, por para ndeshjes stërvitet veçmas grupit në stadium.

-Vllaznia është skuadra e parë që zbret në fushën e stërvitjes.

-Një minutë heshtje u mbajt për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit të Vllaznisë, Ramazan Rragamit.

-Vllaznia përshëndet tifozët në momentin e fillimit të lojës. Tifozët ishin futur me fishekzjarrë, tymuese e shashka në stadium dhe për disa minuta ata dhanë spektakël në fillim të lojës. Në fillim, anësori Ridigert Çokaj mori një goditje afër syrit nga copëzat e shashkave të hedhura në fushë nga tifozët e Vllaznisë.

-Si zakonisht, kaos me biletat. Në “Air Albania” nuk kishte pikë shitjeje dhe tifozët detyroheshin të shkonin te “Selman Stërmasi” për të blerë një biletë.

-Që në fillim të takimit pati një debat mes Brdariçit e Jorgjit që mbyllet me një sqarim mes të dyve. -Si asnjëherë tjetër, Orges Shehi ka qenë i nervozuar. Trajneri përplas shishen e ujit në tokë.

-Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ikën menjëherë nga stadiumi, dukshëm shumë i zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës së tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"