Pikantet e Tirana-Teuta/ Idrizaj përfundon në spital, sulmuesi merr topin me firma. Ja çfarë nuk u pa në TV

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2022 | 20:00

Pikantet e Tirana-Teuta/ Idrizaj përfundon në spital, sulmuesi merr topin me firma. Ja çfarë nuk u pa në TV

Tirana  mundi me rezultatin e thellë 4-0 Teutën në shtëpi, në javën e pestë të “Abissnet Superiore”. “Panorama Sport” sjell për lexuesit e saj, momentet më pikante të sfidës.

F.Hazisllari

F.Hazisllari

– Numër jo i lartë tifozësh në ndeshjen e djeshme mes Tiranës dhe Teutës, në “Selman Stërmasi”.

– Dy presidentët ishin në të pranishëm në stadium krah njëri-tjetrit për të ndjekur sfidën mes bardhebluve e durrsakëve.

– Protestojnë lojtarët e Teutës për aksionin e golit, por gjyqtari Prenga vazhdon lojën. – Si zakonisht, në prag të derbit tifozët e Tiranës e kanë me Partizanin, duke bërë nxehmjen për derbi.

– Shehi në minutën e 70-të i bërtet Aleksit për një top të humbur në mesfushë. Një rast i rrallë që Shehi është i nervozuar.

– Bledi Shkëmbi, gjatë gjithë kohës në këmbë, përgëzon lojtarët që zëvendëson.

– Tifozët durrsakë e kanë me Kallakun e Aleksin dhe kërkojnë nga ata të mos vazhdojnë me ritmin e lartë. – Në momentin e daljes nga fusha të Xhixhës dhe Patrikut, duartrokitje në të gjithë stadiumin.

– Redon Xhixha ishte heroi i Tiranës në fitoren 4-0 përballë Teutës, e luajtur në “Selman Stërmasi”, për javën e 5-të të Superiores. Pas tre golave të shënuar, sulmuesi shkoi për t’i kërkuar topin gjyqtarit që ta marrë me vete në shtëpi. Ky i fundit nuk hezitoi dhe ia dha menjëherë, kur më pas kishte dhe një përqafim të ngrohtë nga ana e të dyve, me Xhixhën që më pas u largua me topin.

– Xhixha mori topin në fund të sfidës dhe shkoi menjëherë në dhomat e zhveshjeve, duke e firmosur atë nga shokët e tij të skuadrës, për të pasur një kujtim të veçantë për karrierën e tij. – Bruno Lulaj bën debutimin me Tiranën. Mbrojtësi futet në fushë në vend të Patrikut dhe kështu zyrtarizohet bardheblu.

WhatsApp Image 2022-09-16 at 6.35.10 PM (1)

– Në stadium ishte i pranishëm edhe ish-lojtari i Tiranës, Ardit Toli, i cili në fund priti Marsel Ismajlgecin, që e ka shok të ngushtë.

– Orges Shehi në fund të sfidës përqafohet me Bledi Shkëmbin, ndërsa Tefik Osmani qëndroi gjatë me trajnerin e Teutës. Edhe dyshja Kallaku-Aleksi takuan korçarin e durrsakëve.

-Momente alarmi te Teuta. Në pjesën e parë, Hektor Idrizaj përplaset me një nga bardheblutë. Në fund të pjesës së parë lojtari ka pasur dhimbje të forta në kokë dhe stafi mjekësor e ka nisur lojtarin me urgjencë në spital për të bërë një rezonancë. Fatmirësisht lojtari është mirë.

-Mungesa e madhe e Tiranës në sfidën e djeshme ishte Kristian Toshevski. Lojtari ka pasur dhimbje të forta barku dhe nuk ia doli të ishte në fushë. Në vend të tij, në krahun e djathtë i kudondodhuri Marsel Ismaljgeci.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"