Pikantet e Teuta-Vllaznia/ Plori tërbohet me gjykimin në fund, mbrojtësi i shkodranëve e ka me të tijtë: A më dëgjon njeri mua…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 18, 2022 | 17:28

Pikantet e Teuta-Vllaznia/ Plori tërbohet me gjykimin në fund, mbrojtësi i shkodranëve e ka me të tijtë: A më dëgjon njeri mua…

Teuta-Vllaznia u zhvillua me praninë e rreth 1 mijë tifozëve, ku të pranishëm në “Niko Dovana” ishin edhe pjesëtarë të dy tifo-grupeve. “Panorama Sport” ju sjell disa nga pikantet e ndeshjes: -Lojtarët e zgjedhin vetë fushën dhe rreshtohen, por gjatë hedhjes së shortit mes kapitenëve në diskutimin me arbitrin Bastari, ekipet detyrohen t’i ndërrojnë përsëri krahët.

bandicam 2022-04-17 18-00-23-087

-Gjatë minutave të para trajneri Arapi insistonte që lojtarët të luanin me topa të shkurtër e të dilnin përpara. “Jepi Aleks, çoje përpara. Hajde Jazxhi para”, dëgjohej thirrja e trajnerit të Teutës.

-Trajneri Arapi në një moment thërret Kotobellin dhe i kërkon të mos dalë aq para, por të kthehet në prapavijë. -Plori është aktiv gjatë gjithë kohës, teksa në një moment gjyqtari i katërt shkon ta udhëzojë të mos i kalojë kufizimet e pankinës dhe të jetë më i qetë. Trajneri e shoqëron Laver Allën me një buzëqeshje dhe i përgjigjet menjëherë pozitivisht.

-Mbrojtësi i Vllaznisë, Esin Hakaj, është i nervozuar me të tijtë dhe një moment thërret: “A më dëgjon njeri mua kur flas more apo jo”?

-Aralica shtrihet në fushë dhe shkodranët kërkojnë të nxirret topi jashtë, por Aleksi vijon lojën për një moment. Më pas ai kapet me Latifin: “Pse nuk e nxorët ju para dy minutash topin kur u dëmtua lojtari juaj”?

-Dramë në fund te Vllaznia, nuk u besohet që ka shënuar Teuta. Pas ndeshjes trajneri Plori ishte tepër i revoltuar dhe vrapoi drejt arbitrit për t’i kërkuar llogari: “Pse se jep faull te goditja e fundit këndore? Ishte faull”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"