Pikantet e Teuta-Egnatia/ Shtubina “sherr” me Feratajn, tension në fund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 24, 2021 | 16:38

Pikantet e Teuta-Egnatia/ Shtubina “sherr” me Feratajn, tension në fund

Egnatia i dha fund krizës pasi fitoi në transfertë me Teutën me rezultatin 1-2. Kjo ndeshje pati shumë të papritura. Gazeta “Panorama Sport”, ju sjell në vëmendje disa nga pikantet e përballjes në “Ebasan Arena”.

bandicam 2021-12-23 18-33-09-671

* Ekipet evitojnë fotot e rastit para ndeshjes. Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë besëtytni apo thjesht harresë.

* Në momentin e penalltisë për Maganin, i cili fillimisht kishte dyshime për pozicion jashtë loje, Meta u detyrua që t’ia bënte me shenjë lojtarëve që po pret VAR-in.

teuta-egnatia kridenc meta

* Gjatë momentit që mjekët e Teutës futen në fushë për t’i dhënë ndihmën Akuasë, lojtarët e Egnatias përfituan për t’u freskuar me ujë.

* Në minutën e 35-të stoli i Egnatias ankohet për një faull në dëm të tyre, pasi kishin përpara një aksion premtues dhe nuk ishin dakord me këtë vendim.

* Për të dytin rast, gjyqtari i katërt, Ferhataj, detyrohet të ndalojë Shtubinën në rivënie anësore që të mos avancojë shumë përpara. Një situatë që solli nervozizmin e vetë lojtarit, por edhe të gjithë stafit rrogozhinas.

* Xhekson shtrihet në fushë në minutat e fundit, ndërkohë që afrohet Todorovski për ta ngritur, duke pretenduar se nuk ka asgjë dhe duhet të çohet. Moment që sjell pak tension në fushë, por gjithsesi zgjidhet pa probleme edhe pas ndërhyrjes së lojtarëve të tjerë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"