Pikantet e supersfidës / Iuliano i tensionuar thith cigare, Moxhi bën “analizë” me Çanin e Bardhin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2017 | 20:23

Pikantet e supersfidës / Iuliano i tensionuar thith cigare, Moxhi bën “analizë” me Çanin e Bardhin

-Në momentin që lojtarët e Kukësit dalin në nxehjen e zakonshme, tifozët e kuq i vërshëllejnë, ndërkohë që nuk mungojnë duartrokitjet për kapitenin Alban Hoxha.

-Rreth 4 mijë tifozë kanë qenë të pranishëm në stadium, por vetëm 100 i kanë takuar skuadrës së Kukësit. Ultrasit verilindorë vazhdojnë të bojkotojnë.

-Të dy njihen si tifozë të Tiranës, megjithatë Asion Daja mesfushor i bardhebluve dhe ndihmësi social Ilir Hoxholli janë “kamufluar” mes tifozëve të kuq. Nuk ka munguar edhe trajneri i Tiranës, Ze Maria.

moxhi demi brace

-Presidenti i Partizanit, Demi, ka mbërritur pak para fillimit të takimit. Ai është ulur në radhën e parë të tribunës VIP i ndarë nga Gjici, që zgjodhi pjesën e sipërme të saj. Presidenti i Kukësit vendosi të mos çohej në pushim të pjesës së parë dhe është parë mjaft i mërzitur në vendin e tij.

-Trajneri i Partizanit, Iuliano, është parë mjaft në tension gjatë gjithë ndeshjes, madje ai nuk e ka respektuar asnjëherë vijën e kufizuar të pankinës, duke qëndruar jashtë saj dhe, në raste të veçantë, pothuajse futej në fushë.

-Ndërkohë trajneri i Kukësit, Milinkoviç, i kërkon Ylli Shametit që t’i qëndrojë nga pas Edgar Çanit për ta mbuluar. Mbrojtësi e kreu mjaft mirë detyrën e tij, madje në një rast kaloi mesfushën e skuadrës së tij, duke shkuar në atë të Partizanit, pasi Çani u tërhoq.

prodani mes tifozeve

-Disa ish-drejtues të kuq kanë qenë të pranishëm në ndeshjen e djeshme. Ish-drejtori i Përgjithshëm, Eduard Prodani, ka vendosur ta ndjekë takimin mes tifozëve në tribunën qendrore, ndërsa ish-presidenti Lulëzim Sallaku mes gazetarëve. Nuk ka munguar ish-trajneri Starova, që si këshilltar i presidentit Demi e ndoqi takimin në tribunën VIP.

-Trajneri Milinkoviç që kishte qëndruar i qetë, në minutën e 37-të për pak sa nuk hyn në fushë për një faull që arbitri akordoi në favor të Partizanit.

-Në momentin kur skuadrat po dilnin në fushë për të nisur pjesën e dytë, Sukaj që po bënte nxehmjen këshillon Trashin që të provonte më shumë portën.

-Në minutën e 50-të, Topi shkon te tifozët dhe Bakaj shkon që ta marrë, por këta të fundit nuk ia japin dhe shpërthejnë në ofendime ndaj tij. Kryesori Xhaja i kërkon portierit Hoxha të flasë me ultrasit, por ky i fundit i kujton se nuk është kapiten. Shiritin dje e ka mbajtur Batha.

-Pas përfundimit të takimit, ndërkohë që po priste të dilte në konferencën për shtyp, trajneri Iuliano nuk ka duruar më dhe i ka kërkuar një prej zyrtarëve të klubit që të dilnin sërish në fushë. Trajneri italian ka tymosur një cigare, duke shfaqur hapur nervozizmin e tij.

moxhi takim me skuadren

-Luçiano Moxhi nuk i ka lënë kohën e mjaftueshme Edgar Çanit për të bërë dushin e zakonshëm pas ndeshjes. Ai e ka mbajtur lojtarin në këmbë në korridorin e dhomave të zhveshjes për gati 20 minuta duke i folur. Madje, në një moment ka kërkuar edhe praninë e Bardhit, aty pasi ka pasur diçka për t’i thënë.

hoxha autobus

-Portieri i të kuqve, Alban Hoxha, pas ndeshjes ka hipur në autobusin e klubit për t’u larguar nga ambientet e stadiumit “Selman Stërmasi”. Ai ka pasur në krah të tij edhe djalin, Beko, i cili ka ndjekur ndeshjen në shkallët e stadiumit, së bashku me familjarë të tjerë të portierit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"