Pikantet e Skënderbeu-Laçi/ Rusta bën “zap” lojtarët, Skënder Gega mbikëqyr nga… tribuna

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2022 | 19:42

Pikantet e Skënderbeu-Laçi/ Rusta bën “zap” lojtarët, Skënder Gega mbikëqyr nga… tribuna

Mungesa e tifozëve ishte nota më e keqe e kësaj të shtune. Vetëm 150 ishin të pranishëm në stadiumin “Skënderbeu”, i cili dukej më i boshatisur se kurrë. Ajo që u vu re ishte edhe braktisja e tribunës VIP, që si rrallëherë nuk kishte shumë popullim.

bandicam 2022-05-14 18-56-32-598

Por nga ana tjetër nuk ka munguar presidenti Ardian Takaj, i cili ka zgjedhur t’i qëndrojë pranë ekipit në këto javë delikate dhe gjendjeje jo të zakonshme.

Pranë tij ka qëndruar edhe ish-trajneri Skënder Gega, që edhe pse ka lënë drejtimin e Skënderbeut, nuk ka hezituar të japë ndihmesën e tij edhe në këtë takim.

I ulur pranë Takajt, Gega ka dhënë mesazhe drejtuar pankinës duke e orientuar Liçin në disa momente gjatë ndeshjes. Ajo që është dëgjuar nga trajneri Gega ishte kërkesa që Liçi të mbante lart ekipin në fushë edhe pas shënimit të golit të avantazhit me Pusin.

* Emanuela Rusta ishte gjyqtare kryesore në këtë takim dhe kjo është hera e parë që një femër arbitron një ndeshje të Kategorisë Superiore si kryesore. Kjo bëri që të kishte një sjellje më korrekte nga lojtarët në fushë. Megjithatë, u vu re edhe një vendim i marrë nga Rusta e cila edhe pse u thirr nga VAR i qëndroi vendimit të saj për të mos dhënë penallti për Laçin në pjesën e parë. Vendim që u përgëzua nga të gjithë.

* Grinta e Liçit duket se është ajo që mund t’i japë shkundjen e duhur ekipit. Që më daljen e parë si trajner i Skënderbeut, Liçi, me grintën që e karakterizon ka kërkuar vazhdimisht impenjim të të gjithë lojtarëve me qëllim që të marrë përgjigjet e duhura në fushë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"