Pikantet e Skënderbeu-Dinamo/ Rivaliteti i vjetër zhvendoset në Kategorinë e Parë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 12, 2022 | 23:47

Pikantet e Skënderbeu-Dinamo/ Rivaliteti i vjetër zhvendoset në Kategorinë e Parë

Ndeshja mes Skënderbeut dhe Dinamos ka kthyer përsëri në skenë rivalitetin e vjetër të këtyre ekipeve me tifozerinë korçarë që nuk ka ngurruar të shpërthejë ndaj pankinës së bluve. Lexoni në vijim pikantet e sfidës që ju ofron “Panorama Sport”.

skenderbeu dinamo

– Një ndeshje me aromë “elite” shtoi interesin. Të pranishëm në stadium ishin 2000 tifozë. Një shifër jo e lartë, por jo fort e keqe krahasuar me vjet.

– Dy ndeshje, dy barazime dhe dy dëmtime, kjo është “prognoza” e javëve të para të Skënderbeut në Kategorinë e Parë. Momenti kur stafi mjekësor ka bërë me shenjë se Dritmir Beci do të largohet i detyruar për shkak dëmtimi, fytyra e Migen Memellit ka treguar gjithçka. Trajneri nuk e ka pritur mirë një tjetër dëmtim, çka sipas tij, prish edhe planet e organikës që kishte në dispozicion.

– Skënderbe i ri, por me “zakone” të vjetra. Korçarët vijojnë të ndëshkohen në pankinë. Dy kartonë edhe ndaj Dinamos tregojë se protestat për gjykimin vijojnë edhe këtë sezon. I pari ka qenë Memelli që u “zverdh” nga Lata, i cili nuk e ka toleruar protestën për kartonin që mori Rapa në sulm. I radhës ishte i kuq për Liçin. Një faull i padhënë nga Lata dhe disa vendime të dyshimta të tij kanë acaruar korçarin, që ka kërkuar llogari për gjykimin. Fillimisht i verdhë dhe më pas i kuq për shkak të ofendimeve të vazhdueshme.

– Përplasje ka pasur edhe mes tifozëve vendës dhe pankinës së Dinamos. Disa lojtarë të bluve të kryeqytetit, të ndodhur jashtë pankinës së miqve, kanë ofenduar tifozët që ndodheshin pas tyre. Kjo ka mjaftuar për të ndezur debat në distancë aq sa është dashur ndërhyja e forcave të sigurisë për të shmangur gjithçka.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"