Pikantet e Shqipëri-Estoni/ “Xixa” për një goditje standarde, Broja nuk ia merr dot faullin Çekiçit. Ja çfarë nuk u pa në TV

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 14, 2022 | 21:44

Pikantet e Shqipëri-Estoni/ “Xixa” për një goditje standarde, Broja nuk ia merr dot faullin Çekiçit. Ja çfarë nuk u pa në TV

Shqipëria barazoi pa gola me Estoninë në miqësoren e djeshme, teksa përveç mbështetjes së vakët, kjo ndeshje kishte edhe disa momente të veçanta që nuk i keni ndjekur në TV dhe “Panorama Sport” i sjell për lexuesit.

TIFOZAT KUQEZI

* Zhgënjimi nga humbja me Izraelin bëri të vetën te tifozët, pasi në mbështetje të Kombëtares në ndeshjen e djeshme ishin vetëm 3 mijë tifozë, ndryshe nga para pak ditësh kur stadiumi u mbush me mbi 16 mijë tifozë. Ajo që ra në sy ishte edhe një numër i lartë i fëmijëve dhe i femrave në shkallët e stadiumit.

Pa dyshim që nuk mungonin edhe familjarët e lojtarëve. Nga ana tjetër rreth 15 tifozë të Estonisë ishin të pranishëm në “Air Albania”. Ata nuk u ulën në asnjë moment dhe e ndoqën takimin nga xhami i tribunës, teksa u shihje në duar të gjithë gota, duke shijuar rum-kola në barin e stadiumit.

YLBER RAMADANI

* Siç ishte ndeshja e djeshme (jozyrtare), ashtu ishte veshur edhe presidenti i FSHF-së, pa kostum dhe një veshje të thjeshtë. Në tribunë shoqërohej nga zv.presidentët Nuriu dhe Dervishaj.

* Ndryshe nga ndeshja me Izraelin kur takimi filloi rreth 7 minuta me vonesë, dje lojtarët dolën dhe u vendosën në fushë 3-4 minuta para dhe u detyruan që të prisnin derisa ora të shkonte fiks 18:00, kur ishte përcaktuar edhe fillimi i ndeshjes.

* Udhëzimin e parë Reja dhe Bulku e japin drejt Hoxhallarit, të cilit i kërkonin që të shtyhejsa më përpara. * Edhe pse një takim miqësor, trajneri Reja e ka me Çekiçin, që i kërkon të luajë poshtë, pasi mesfushori tentoi disa vertikalizime me topa të gjatë.

* Një moment i veçantë që shkaktoi të qeshura në stadium ishte kur një lojtar i Estonisë godet topin drejt kokëssë shokut të tij të ekipit dhetopi shkon drejt vijës fundore. Korne për Shqipërinë! Të qeshura në stadium.

* Një qetësi mbulon “Air Albania”-n deri në minutën e 30-të që vjen edhe rasti i parë me kokë nga Vrioni. Zgjohen tifozët.

SHQIPERI ESTONI

* Një moment që topi ishte ngazona e Estonisë, portieri Selmani u pa që kishte një problem me lidhëset. Për shkak tëdorezave të portierit ai nukmund t’i lidhte dot dhe thjesht sa i futi anash këpucëve.

* Temperaturat disi të lartabënë që lojtarët kuqezinj tëmos prisnin pushimin endeshjes, por në minutën e 43- të kërkuan një pushim për t’ufreskuar dhe pirë ujë.

* Që prej minutës së 30-të dhederi në përfundim të pjesës sëparë, trajneri Edi Reja e ndoqi takimin i ulur në stol dhe i vetmi që shihej afër vizës së fushës ishte trajneri i Estonisë. Nënjë moment, një top vjen drejt tij dhe ai shfaq talentin duke xhongluar tri herë dhe më pasia kalon topin Uzunit që do tëekzekutonte rivënien anësore.

* Pjesa e dytë nis me një faull afër zonës dhe teksa Çekiçi bëhet gati dhe merr topin për të goditur, aty afrohet Broja që i kërkon ta ekzekutojë ai. Por pogradecari është i prerë, sepse ishte një mundësi e mirë dhe më pas Broja largohet.

* Në pjesën e dytë tifozët kuqezinj bëhen edhe më tëzhurmshëm, teksa hedhin edhenjë tymuese në shkallët e stadiumit.

* Broja mund të kapte një top,por ishte i pavëmendshëm përnjë moment. Kjo e acaron Edi Rejën, që i bërtet duke i thënëqë të lëvizë më shumë.

* Arbnor Muçolli debutoi mefanellën e Kombëtares, madjeduke mbajtur mbi shpinë numrin 10. Teksa bënte nxehmje,shihej që mezi i pritej që tëhynte në fushë dhe afrohej samë shumë me pankinën për tëmarrë një udhëzim të tipit”Bëhu gati”. Më pas Reja e kuptoi disi dhe e thirri vetë e nukla ndihmësit e tij: “Muçolli, eja”,ishin fjalët e italianit.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"