Pikantet e Shpresave / Zeka shpërthen në lot, dy topa godasin gjyqtarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 13, 2017 | 9:00

Pikantet e Shpresave / Zeka shpërthen në lot, dy topa godasin gjyqtarin

Pesë mijë tifozë, nervozizëm nga ana e të dy trajnerëve dhe lot në fund të takimit. Menaxherë që e panë këtë sfidë si një mundësi e mirë për të zbuluar talente, një karton i kuq i marrë nga Zeka i sapofutur në lojë dhe arbitri që goditet nga topat. Të gjitha këto, por jo vetëm ishin disa nga pikantet e sfidës, që “Panorama Sport” ju sjell.

kombetarja u21 shqiperi estoni shpresat

* Ashtu si në çdo sfidë ndërkombëtare, u bë kontrolli rutinë në stadium nga qentë antieksplozivë përpara hapjes së dyerve për tifozët.

* Hyrja në stadium ishte e lirë. Edhe pse ndeshja kishte minuta që kishte filluar, sërish kishte tifozë që vijonin të hynin në stadium. Publiciteti që iu bë nga FSHF kësaj ndeshjeje solli edhe frytet e veta, pasi në stadium kishte më shumë 5 mijë tifozë.

* Në tribunën VIP nuk munguan as menaxherë të huaj për të parë lojtarët në fushë. Është periudhë merkatoje dhe ku më mirë sesa tek U-21-vjeçarët mund të pikasësh ndonjë talent.

* Në tribunë nuk munguan as presidenti i Tiranës, Refik Halili, si dhe ai i Laçit, Pashk Laska.

* Në minutën e 6-të të sfidës një top godet gjyqtarin, gjë që krijoi edhe pak ilaritet në shkallët e stadiumit. E njëjta gjë ndodhi edhe në fundin e ndeshjes, ku e godet një tjetër top.

* Për rreth tri minuta ekipi ynë në pjesën e parë luajti me një lojtar më pak, pasi Taulant Seferi u dëmtua në dorë dhe qëndroi jashtë deri në momentin që iu dha ndihma e parë.

* Agim Zeka qëndron vetëm dy minuta në fushë, sepse ndëshkohet me karton të kuq. Më pas ai shpërthen në lot në dhomat e zhveshjes. Edhe pse mori përkrahjen e trajnerit dhe shokëve të skuadrës, Zeka e ka përjetuar keq atë karton të kuq.

* Të dy trajnerët e ndoqën ndeshjen gjatë gjithë kohës në këmbë, duke u dhënë udhëzime lojtarëve në fushë.

* Në minutën e 25-të, trajneri Alban Bushi del jashtë vijave kufizuese dhe në këtë moment gjyqtari i katërt i hakërrehet.

* Siç ndodh shpesh në disa ndeshje, në tribunën e medias më shumë ishin ulur tifozë, sesa gazetarë.

* Në momente të veçanta të ndeshjes, lojtarët kuqezi ngrinin duart lart për të kërkuar përkrahjen nga ana e tifozerisë

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"