Pikantet e sfidës Kukësi-Tirana/ 70 numri i veçantë, Barbosa humb ndeshjen e radhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2023 | 16:28

Pikantet e sfidës Kukësi-Tirana/ 70 numri i veçantë, Barbosa humb ndeshjen e radhës

Kukësi mposhti Tiranën me rezultatin 2-0 në ndeshjen e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore. Por gjatë sfidës pati disa momente pikante, dhe “Panorama Sport” ju sjell disa prej tyre:

328129895_1312767362619159_4631471432824451713_n

– Edhe pse në krahasim me ndeshjet e fundit pati një prezencë më të shtuar të tifozëve, sërish numri i tyre ishte i paktë, duke parë rëndësinë e sfidës. Nuk munguan grupimet ultras të të dyja skuadrave.

– Safet Gjici dhe Refik Halili e panë takimin krah njëri-tjetrit, ndërsa vihej re edhe fakti që ishin “mbërthyer” mirë, për shkak të të ftohtit.

– Me fillimin e lojës, tekniku i Tiranës, Orges Shehi, nxjerr menjëherë në nxehmje tre lojtarë: Toshevskin, Lushkjën dhe Lulajn, me synimin për t’i pasur të gatshëm për çdo të papritur.

– Goli i Ovusu festohet me pankinën, për të treguar bashkimin e skuadrës në këto ditë të vështira që po kalojnë në kampionat.

– Gj. Taipi me Aleksin “kapen” mes tyre për një rast në fushën e lojës, por ndërhyrja e shpejtë shuan gjakrat.

– Barbosës nuk i del “inati” me faullin që iu akordua kundër në duelin me Najdovskin, ku bën shpesh me duar nga gjyqtari i katërt dhe në fund të pjesës së parë shkon te kryesori dhe i kërkon llogari.

– Stoli i Tiranës, i gjithi në këmbë pas bërrylit të Barbosës ndaj Najdovskit. Braziliani ndëshkohet me të verdhë, duke humbur kështu edhe ndeshjen e radhës.

– Nr. 70 mund të konsiderohet “universal” te Kukësi, sepse sa herë një lojtar nuk ka një fanellë të personalizuar merr këtë numër. I fundit që e provoi mbi supe ishte Murati.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"