Pikantet e Partizani-Korabi/ “Futu Junuz se mbrojtës i djathtë je”, Telushi bën liderin në ndeshjen e luajtur për 200 tifozë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2023 | 18:22

Pikantet e Partizani-Korabi/ “Futu Junuz se mbrojtës i djathtë je”, Telushi bën liderin në ndeshjen e luajtur për 200 tifozë

“Panorama Sport” ju sjell momentet e veçanta të sfidës së Kupës së Shqipërisë mes Partizanit dhe Korabit. 

telushi partizani

*Kjo sfidë nuk ngjallte ndonjë interes të madh prej faktit se llogaritë ishin mbyllur që në sfidën e parë. Gjithashtu orari ndikoi në numrin e ulët të tifozëve, që nuk ishin më shumë se 200.

*”Futu Junuz se mbrojtës i djathtë je”, dëgjohet t’i thotë Telushi në një moment shokut të tij, i cili sapo ishte aktivizuar dhe ende nuk ishte orientuar me pozicionimin dhe detyrat. Vlonjati ishte lideri i të kuqve në fushë, ku orientonte thuajse gjithë skuadrën.

*Në një ndeshje tërësisht të paqtë, momenti më i tensionuar ishte një zënkë mes Hotit dhe Tabakut për një ndërhyrje të ashpër të lojtarit të Korabit, por ishin shokët, që shuan menjëherë tensionin mes dy lojtarëve. Një debat e pati edhe Beshiraj me gjyqtarin, ku sulmuesi kërkonte të fërshëllehej për faullet ndaj tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"