Pikantet e ndeshjes Kastrioti-Kukësi/ Punëtori kapet me lojtarin, Agim Ibraimi tifoz special

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2023 | 13:40

Pikantet e ndeshjes Kastrioti-Kukësi/ Punëtori kapet me lojtarin, Agim Ibraimi tifoz special

Ndeshja mes Kastriotit dhe Kukësit kishte edhe momentet e saj pikante që “Panorama Sport” i sjell për lexuesit e saj.jknfmfm

* Në stadium nuk kishte në shumë se 100 të pranishëm. Për verilindorët kishte edhe një tifoz special, ish-kapiteni Agim Ibraimi.

* Emiljano Çela njihet për natyrën e tij shpërthyese edhe kur jep udhëzimet. Atë nuk e mbajnë dot vijat rrethuese të trajnerit, duke bërë që t’i tërhiqet shpesh vëmendja nga gjyqtari i katërt.

* Për shkak të vonesave të lojës nga krutanët, njëri nga punëtorët e Kukësit shkon edhe konfrontohet me njërin prej futbollistëve të Kastriotit që po kryente nxehjen. Në këtë moment ndërhyn siguria duke e larguar nga lojtari i krutanëve.

* Tafas i tërheq vëmendjen kryesorit Alla për vonesat e krutanëve, “O Laver po ça bën mo, a e sheh apo jo”, duke i kërkuar të mos ndalë lojën për çdo shtrirje në fushë të lojtarëve kundërshtarë.

* Bytyçi përplaset me Rexhinaldon, ndërsa lojtari i Kukësit shkon edhe sqarohet me teknikun kundërshtar, Emiljano Çela, i cili në fund i rreh shpatullat.

* Shqiprim Taipin e bezdis bluza që ka veshur poshtë fanellës së lojës dhe del jashtë vijave kufizuese për ta hequr atë.

* Në fund, lojtarët e Kukësit shkojnë tek utrasit dhe japin llogari për situatën që po kalojnë. Pas diskutimeve, marrin mbështetjen e tifozëve për të dalë sa më parë nga kjo gjendje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"