Pikantet e miqësores në fundjavë/ Mungonte autoambulanca, arbitri ndalon lojën dhe i kërkon policisë të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 26, 2020 | 13:50

Pikantet e miqësores në fundjavë/ Mungonte autoambulanca, arbitri ndalon lojën dhe i kërkon policisë të…

Tomori ka shkëlqyer në miqësoren e ditës së shtunë ndaj Apolonisë, duke i mposhtur fierakët me rezultatin 1-0. “Panorama Sport” ju sjell më poshtë disa nga pikantet e ndeshjes:

tomori

 

– Tomori-Apolonia u zhvillua në stadiumin “Bashkim Sulejmani” të Kuçovës dhe ajo që ra në sy ishte prania e 350 tifozëve.

– Ndeshja u zhvillua pa praninë e autoambulancës.

– Takimin e ndoqi nga tribuna presidenti i Apolonisë, Koço Kokëdhima. U pa edhe kreu i klubit të Bylisit në stadium, Besnik Kapllanaj.

– Në të 68-ën kryesori Laver Alla e ndërpreu ndeshjen, duke kërkuar ndihmën e forcave të policisë, për të larguar nga tribuna ballore një tifoz ultras beratas. Në ato momente ai po i kërkonte llogari vijërojtësit Dhima për favorizim të Apolonisë.

– Ishin forcat e Policisë Bashkiake të Beratit ato që kishin marrë përsipër ruajtjen e rendit në këtë ndeshje miqësore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"