Pikantet e Laçi-Tirana/ Osmani festë nga gardhi, VAR-i e bën legjendë vendimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 22, 2023 | 19:49

Pikantet e Laçi-Tirana/ Osmani festë nga gardhi, VAR-i e bën legjendë vendimin

Tirana ka mposhtur në transfertë Laçin me rezultatin 3-1, në ndeshjen e vlefshme për javën 34-të të Kategorisë Superiore. Ja pikantet e sfidës së djeshme:Collage Maker-22-May-2023-07-38-PM-7783

-Në Laç nuk ishte i pranishëm Regi Lushkja. Lojtari është dëmtuar në derbi dhe ka humbur gjithë pjesën e mbetur të sezonit. Bardheblutë kanë edhe mungesën e Behiratçes së pezulluar dhe Gjumsit me kartonë.

-Te Laçi mungesa për kartonë janë Alla dhe Spahiu.

-Rreth 1000 tifozë ishin të pranishëm në stadium për të ndjekur sfidën mes Laçit dhe Tiranës. rreth 200 tifozë ishin të pranishëm nga Tirana.

-Në minutën e 23-të, tifozët e Laçit ndalin lojën, duke hedhur sende të forta në fushë.

-Në minutën e 28-të, nxehen gjakrat te tifozëria e Tiranës, Najdovski shkon afër tyre për t’i qetësuar.

-Në minutën e 62-të goditet me sende të forta në kokë Aleksi. Sendi vjen nga tifozët e Laçit.

-Në momentin e golit të tretë, Hila feston me Tefik Osmanin e dëmtuar, që është jashtë rrethimit së bashku me disa zyrtarë të Tiranës.

-Festë në fund të ndeshjes. Lojtarët e Tiranës shkojnë dhe harbohen me tifozët bardheblu, të cilët kishin mbushur gjithë sektorin e miqve në stadiumin e Laçit.

-Premio pritet të marrë skuadra pas fitores në Laç. Shuma nuk është zbuluar nga bardheblutë.

– Pesë minuta u janë dashur gjyqtarëve të VAR-it për të vendosur nëse goli i dytë i Tiranës ishte i rregullt.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"