Pikantet e Laçi-Tirana / Nga stolat kokës, te një premio e majme që u ikën nga duart lojtarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 15, 2021 | 23:37

Pikantet e Laçi-Tirana / Nga stolat kokës, te një premio e majme që u ikën nga duart lojtarëve

Rikthehet dhuna në stadiumet shqiptare, në ndeshjen Laçi-Tirana, e cila përfundoi me rezultatin 1-0 për kurbinasit falë golit të Regi Lushkjes me penallti. Ndeshja ishte e vlefshme për takimin e fundit të javës së 13-të në Kategorinë Superiore. Kjo dhe jo vetëm, janë pikantet e kësaj sfide, që ua sjell Panorama Sport.

SHERRI 1

, Të dy tifozëritë kanë krijuar skena dhune në pjesën e parë të ndeshjes. Të dyja palët filluan duke goditur njëri-tjetrin me stola, ku nuk munguan dhe personat që donin të hiqnin barrierën e hekurit që ndan dy anët e tifozerisë. E gjitha kjo ndodhi në 10 minuta përpara përfundimit të pjesës së parë kur ndeshja ishte me shifrat e bardha 0-0. Nga pamjet shihet se si dy palët nuk ndalnin goditjet mes tyre. Provokime ka pasur nga të dyja grupet dhe në fund është dashur ndërhyrja e policisë dhe e forcave private të sigurisë që të qetësojnë situatën. Një akt i shëmtuar ku përsëri rikthehen aktet e dhunës në ndeshjet e kampionatit dhe stadiumet shqiptare.

-Kreshnik Cjapit i janë dashur më shumë se dy minuta të kontrollojë dhe vendosë për penallti në rastin e minutës së 86-të.

-Gjyqtari Cjapi pas ankesës së Bekajt i sqaron dinamikën e penalltisë dhe ku kishte gabuar portieri. Gardiani i bardhebluve vazhdon që të protestojë edhe në fund të ndeshjes te gjyqtarët e takimit.

-Tension te rasti i penalltisë me lojtarët që kapen me njëri-tjetrin. Ndërhyjnë kapitenët që qetësojnë gjakrat.

-Në minutën e 81-të, loja ndalet më shumë se 30 sekonda, sepse mezi gjendet topi për të luajtur lojtarët në fushë.

-Festë e Laçit në mes të fushës pas fitores me Tiranën. Të gjithë të bashkuar. Nga ana tjetër, Lushkja te penalltia shkon e përqafon Alen Sherrin.

– Tirana ka humbur një mundësi që të marrë një tjetër premio. Presidenti Refik Halili kishte vënë një shumë të madhe në tavolinë në rast fitoreje të bardhebluve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"