Pikantet e Laçi-Partizani/ Kurbinasit “turbullojnë” gjyqtarin, ja çfarë nuk u pa në TV

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2022 | 16:52

Pikantet e Laçi-Partizani/ Kurbinasit “turbullojnë” gjyqtarin, ja çfarë nuk u pa në TV

“Panorama Sport” ju sjell disa nga momentet më pikante të sfidës së javës së fundit mes Partizanit dhe Laçit, e mbyllur me shifrat 3-4, në favor të “demave”.

bandicam 2022-05-26 18-28-53-436

*Tifozë të paktë të pranishëm në stadium, ndikuar nga orari, por edhe fakti që ishte një ndeshje që luhej për statistikë. Ultrasit e Partizanit numërohen me gishtat e dorës.

*Presidentët dhe drejtuesit e tjerë të skuadrave e shohin së bashku ndeshjen. Laska dhe Demi shihen të ulur pranë njëri-tjetrit.

*Guindo shënon në minutën e 70-të, por një nga tifozët e pranishëm ia prish festën sulmuesit kur i thotë: “Ka bërë edhe Seferi nga ana tjetër”. Tifozi i referohej ndeshjes Tirana-Kukësi, në të cilën një nga golat e shënoi sulmuesi nga Kumanova. Pas golit të shënuar Guindo sikur u zgjua, teksa edhe shokët, veçanërisht Mazrekaj, e shërbenin në çdo aksion. Dardani në një moment ishte i vetëm përballë Teqjes, por zgjodhi të pasonte për Guindonë.

*Te Partizani, Mehmeti i dha shijen e debutimit dy talenteve të rinj. Xhafer Hodo dhe Paulo Buxhelaj u aktivizuan afër fundit të ndeshjes.

*Qato shënon për Laçin në minutën e parë të shtesës, por para këtij zhvillimi Guindo u pengua në zonë. Lojtarët e Laçit nuk ishin të kënaqur me golin e Qatos, por kërkonin penallti në favor të tyre, me qëllim që ta godiste Guindo dhe të kalonte Seferin për “Këpucën e Artë”. Arbitri çuditërisht konsultohet me VARin për më shumë se një minutë dhe më pas vendos të akordojë edhe një herë golin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"