Postuar: Janar 24, 2022 | 23:44
Pikantet e Kukësi-Skënderbeu / Pak tifozë, por e marrin me humor: A fiton Basha apo Berisha?
Takimi Kukësi-Skënderbeu u luajt në “Loro Boriçi” dhe as 50 të pranishëm nuk ishin në stadium për të ndjekur takimin mes Kukësit e Skënderbeut.
– I treti takim i Kukësit në Shkodër dhe e treta fitore e arritur në këtë fushë. Më parë ka mundur Partizanin e Tiranën.
– Takimi filloi me një minutë heshtje, në homazh të ishfutbollistit të njohur Robert Jashari, që u nda nga jeta dy ditë më parë.
– Zguro dhe Gjelbrim Taipi replikojnë fort në minutën e 27- të, por asgjë për të shënuar për gjyqtarin e takimit.
– Përplasje mes Memellit dhe stafit kuksian për kartonin e kuq të akorduar ndaj portierit Tafa. Stafi kuksian kërkoi që lojtari të mos ndëshkohej me kartonin e kuq.
– Nuk mungoi humori i atyre pak shkodranëve që po ndiqnin takimin, se kush do të fitonte. Ata nuk lënë pa futur politikën. Do të fitoj Basha apo Berisha, ku bëhej fjalë për lojtarët e Kukësit dhe Skënderbeut: Edi Basha dhe Elvi Berisha.
– Festë e çmendur e pankinës së Kukësit kur me prekjen e parë të topit Vasil Shkurtaj shënon. Festa e verilindorëve ka vijuar edhe në dhomën e zhveshjes, duke e quajtur si gëzim familjar.
