Pikantet e Kukësi-Lushnja/ Spektakël i Gjylës: Ore qen, pse s’e mban topin!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2020 | 21:48

Pikantet e Kukësi-Lushnja/ Spektakël i Gjylës: Ore qen, pse s’e mban topin!

-Në minutën e 32-të, Mezini rrëmben një top nga e djathta dhe gjuan në afërsi të zonës, por topi shkon pranë shtyllës së djathtë pingule. Në këtë moment, trajneri Duro ulërin: “Po ça bëni more, 3 vetë rrini si dudumë”.86501537_2075882109223792_6710095026505908224_o

– Kotobelli kërkon të shënojë me roveshiatë nga larg, reagon direkt trajneri Duro, i cili i bërtet: “Po çfarë bën mor djalë, çfarë bën?” Më pas, Duro urdhëron skuadrën: “Të gjithë para, dua të gjithë skuadrën para”.

– Rreth minutës së 40-të, Kukësi pretendon për nja faull dhe trajneri Shpëtim Duro nuk përmbahet dhe i flet nga larg arbitres: “Moj arbitre, do e mbash ndeshjen mirë ti?” – Në të 45-ën, Limaj i jep një top mjaft të zgjuar Çemës, ky i fundit tenton ta kthejë në zonë sferën, por e nxjerr jashtë në mënyrë krejt të gabuar. Duro nuk përmbahet dhe i bërtet: “Po ça bën mor burrë, ku e çon topin, pu pu!”

– Pa mbaruar pjesa e parë, trajneri i Lushnjës, Ilir Gjyla, i ulëret Mones: “O Mone, je mbrojtës”. Lojtari i Lushnjës ndoshta e kishte harruar dhe kishte dalë në sulm. Shprehje që shkakton të qeshura në tribunë.

– Në rastin e golit të dytë të Kukësit shpërthen Ilir Gjyla, i cili i hakërrehet Bashës dhe Banos: “Po çfarë bëni, dukeni që jeni nga fshati, nuk orientoheni dot në fushë. Pooo, çfarë gafe!”

– Në të 59-ën, Gjyla e ka me Bashën: “Ore Basha, ore qen, pse s’e mban topin? (Batutë që shkaktoi të qeshura te tifozët)”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"