Pikantet e Kukësi-Dinamo/ Uji prish fotot e ekipeve, Milunoviç shpërthen në lot (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 20, 2022 | 15:30

Pikantet e Kukësi-Dinamo/ Uji prish fotot e ekipeve, Milunoviç shpërthen në lot (VIDEO)

Dinamo fitoi në fushën e Kukësit në një ndeshjet ku nuk munguan emocionet. Skuadra e Blendi Shkëmbit e nis kështu vitin me këmbën e mbarë dhe shpreson për një vazhdimësi Gafa, nerva, batuta, ngacmime dhe tension me tifozët, që nuk ishin as 300. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet e ndeshjes së djeshme në Elbasan, ku Dinamo arriti të fitonte 0-1 ndaj Kukësit.

kukesi-dinamo

* Ekipeve u “urohet” me ujë mirëseardhja në ndeshje, teksa gjatë kohës që po bënin fotot e rastit hapet një nga shpërndarësit e ujit që vadit fushën. Për disa sekonda, ekipet u munduan t’i shmangeshin, derisa u fik.

* Gjatë ditëve të fundit nuk kanë munguar replikat në distancë të Shkëmbit me Longon, por duket se gjithçka është mbyllur me deklaratat. Para startit të sfidës, Longo shkon në pankinën dinamovite dhe takon nga afër kolegun.

* Gjatë zëvendësimit të Milunoviçit me Bashën që në minutën e 15-të, ndihmësi i Longos, Amedeo di Late, përfiton për të bërë një minimbledhje me skuadrën dhe thërret lojtarët u jep udhëzimet, duke u treguar edhe skemat me një bllok në dorë.

* Gjatë daljes nga fusha për arsye dëmtimi, serbi Luka Milunoviç, shpërthen në lot. Në këto momente merr përqafimin e kroatit Basha që po e zëvendësonte, por edhe të tifozëve kuksianë. Me sa duket, bëhet fjalë për një dëmtim që mund ta lërë gjatë sulmuesin jashtë fushave.

* Pavarësisht se Ibraimi ishte idhulli i tifozëve kuksianë sezonin e kaluar, ka edhe nga ata që nuk iu del inati për largimin e tij. Ndaj, herë pas here e lëshonin edhe ndonjë thumbim.

* Ardhja e Emiljano Mustës ka shtuar konkurrencën në ekip, sidomos në krahun e majtë, gjë që është vënë re edhe nga tifozët, të cilët thumbojnë Ndrecën: “O Ndreca, luaj mirë tani se kemi marrë Mustën”, ia behu njëri prej tyre.

* Nuk munguan as batutat ndaj Shkëmbit nga ana e kuksianëve: “O Shkëmbi, ke parë ndonjë film me spiunë sot mo”. Një tjetër shprehet: “Fitojeni këtë ndeshjen, ta nxjerrim Shkëmbin në asistencë”.

* Stafin e Kukësit dhe Longon e tërbon një rivënie në dëm të tyre dhe italiani i hakërrehet anësorit, si edhe gjyqtarit të katërt pranë tyre. “Çfarë nuk pe në këtë rast!”, i thotë Longo anësorit Dojando Myftari. Më pas e ndëshkon me të verdhë Xhaja trajnerin italian.

* Një situatë e pakuptimtë gjatë pjesës së dytë, ku një civil në ambientet e brendshme të fushës kapet me tifozët e Dinamos dhe i gjuan me bidon. E pakuptimtë se si kishte hyrë brenda rrethimit, i cili pas incidentit del nga fusha.

 

* Eni Imami kërkon me patjetër që të festojë me trajnerin Blendi Shkëmbi golin e shënuar. Mbrojtësi i majtë afrohet përballë bankinës blu dhe pret që korçari të vijë ta përqafojë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"