Pikantet e Kukësi-Dinamo/ Longo fiton derbin e pankinave por nuk e harron zakonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2022 | 20:10

Pikantet e Kukësi-Dinamo/ Longo fiton derbin e pankinave por nuk e harron zakonin

Ashtu siç pritej, interesimi për ndeshjen ndaj Dinamos ishte i ulët, edhe për shkak se Kukësi vinte nga rezultate negative. Megjithatë, ata 700 të pranishëm shijuan fitoren e parë në stadiumin e ri.

kukesi tifoze

-Dy trajnerët italianë të skuadrave, Longo dhe Vanoli, përqafohen para fillimit të ndeshjes duke bërë edhe një bisedë të shkurtër. Dy italianët janë edhe më të kritikuarit, nisur nga rezultatet e skuadrave të tyre. Gjatë gjithë ndeshjes ata kanë qenë shumë ekspresivë, duke dhënë vazhdimisht direktivat për lojtarët në fushë.

vanoli longo

-Longo nuk e harron zakonin, pasi “tërbohet” në minutat e fundit duke shkuar te zona e delegatit dhe gjyqtarit të katërt. Ankesa e tij krijoi një situatë kaosi dhe të pakuptimtë. Me sa duket, italiani ishte kundër ndonjë vendimi të marrë nga gjyqtari, ndaj edhe po ankohej.

-Edison Ndreca feston si “i çmendur” pas golit, ku hoqi edhe bluzën. Ai shkoi dhe e ndau gëzimin me pjesën e ultrasve kuksianë, ku i takon thuajse të gjithë. Në fund, i gjithë ekipi i Kukësit shkon të përshëndetë tifozët ultras.

-Me sa duket, te Kukësi nuk kanë pasur kohë që në fanellën me numër 70 të Serxho Tabakut të shënohej mbiemri i tij, siç e kanë të tjerët.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"