Pikantet e Flamurtari-Vllaznia/ Brdariç udhëzon në shqip, interes nga tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 27, 2022 | 19:41

Pikantet e Flamurtari-Vllaznia/ Brdariç udhëzon në shqip, interes nga tifozët

Ndeshja e parë e Kupës së Shqipërisë mes Flamurtarit dhe Vllaznisë përfundoi me shifrat 1-2 për shkodranët. “Panorama Sport” ju paraqet më poshtë disa nga pikantet dhe të veçantat e ndeshjes së parë të Kupës mes Flamurtarit dhe Vllaznisë.

bandicam 2022-01-26 15-33-11-107

Vlonjatëve u mungon elita dhe për këtë arsye dje pati interesim.

-Administratori Sinan Idrizi e ka ndjekur dje ndeshjen me homologun Alban Xhaferi nga tribuna qendrore. Të dy kanë biseduar gjatë gjithë ndeshjes, ndërsa janë parë tepër të qeshur.

-Vlonjatëve u mungon elita. E për këtë, e djeshmja ka qenë një ditë e veçantë. Një numër i konsiderueshëm tifozësh në stadium. Pavarësisht temperaturave të ulëta, tifozët ishin të shumtë, nisur edhe nga fakti se tribunat A dhe B kanë qenë të lira.

-Dhjetëra fëmijë të akademisë Flamurtari kanë ndjekur dje ndeshjen nga tribunat.

-Prani e shtuar e Policisë së Rendit jashtë stadiumit. Brenda impiantit qëndronte Policia Bashkiake.

-Trajneri i Vllaznisë flet shqip në pjesën e dytë, teksa udhëzon lojtarët. “Ec, ec, luaj”. Kjo nuk ka lënë pa tërhequr vëmendjen e një tifozi të moshuar në tribunë që reagon në mënyrën e tij. “Tutje dreq, çfarë po thua?”

-Pas ndeshjes trajneri Brdariç ka qëndruar ulur në pankinë duke punuar në laptop. Me pas bashkë me Elvis Plorin janë parë të diskutojnë për ndeshjen

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"