Pikantet e Bylis-Laçi/ Dovedan buzëqesh pas shumë kohësh, ballshiotët dominim absolut ndaj kurbinasve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2020 | 23:48

Pikantet e Bylis-Laçi/ Dovedan buzëqesh pas shumë kohësh, ballshiotët dominim absolut ndaj kurbinasve

Veljko Dovedan e ka ndjekur sfidën në tribunVeljko Dovedan e ka ndjekur sfidën në tribunën “VIP”, për shkak të dënimit. Trajneri ka qenë tejet nervoz, e megjithatë pasi u shënua goli, nisi të merrte frymë lirshëm.

dovedan

-Afro 700 të pranishëm në “Adush Muça”. Një numër më i vogël, krahasuar me ndeshjet e tjera shtëpiake.

– Dy debutime pati në sfidën e djeshme në radhët e skuadrës së Bylisit, konkretisht Flosard Malçi dhe Vasil Zhongo. I pari luajti përballë të shkuarës si zëvendësues. U fut në të 25-ën dhe në 73-ën i la vendin Zhongos. Statusin e ish-it e kishin edhe Edison Ndreca, Andi Hadroj e Julian Shehu, që kanë luajtur në Laç.

-Ka sakrifikuar Donald Mëllugja, madje për më shumë se 20 minuta. Ai është dëmtuar, por me rezistoi dhe ishte ndër më të dalluarit në fushën e lojës.

– Rekord me kornet! 10-0 ishin në favorin e Bylisit, çka tregon se presioni gjatë ndeshjes ka qenë mjaft i madh në zonën e
kurbinasve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"