Pikantet e Besëlidhja-Partizani / Daja bën trajnerin nga tribuna. Emanuela i qetëson të gjithë dhe nxjerr kartonin… për tifozët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2021 | 16:52

Pikantet e Besëlidhja-Partizani / Daja bën trajnerin nga tribuna. Emanuela i qetëson të gjithë dhe nxjerr kartonin… për tifozët

Ndeshja e parë e Kupës mes Besëlidhjes dhe Partizanit nisi me një risi, pasi në treshen gjykuese ishin dy femra. Kryesore ishte Emanuela Rusta dhe asistente e parë ishte Koleta Prenga. Pa dyshim prania e dy gjyqtarëve duket se i “zbuti” edhe lojtarët në fushë, pasi nuk pati raste të kontestuara, veç momentit të penalltisë, si dhe nuk pati tension. Madje, lojtarët u shfaqën të bindur me vendimet e arbitres nga Elbasani.

Emanuela rusta

-Trajneri i Partizanit, Ilir Daja, e ka shlyer pezullimin dyjavor të dhënë nga Disiplina në ndeshjen e djeshme me Besëlidhjen. Trajneri kryeqytetas i dha dje udhëzimet nga tribuna e stadiumit dhe pritet të jetë prezent në pankinë në ndeshjen e fundjavës në kampionat ndaj Kastriotit, ku shpresohet të arrijë edhe fitoren e parë në Superiore.

-Në minutën e 30-të mbrojtësi i Partizanit, Saliou Sembene, bën një ndërhyrje të gabuar ndaj një futbollisti vendës. Gjyqtarja Rusta e këshillon në këtë rast, pasi mbrojtësi kishte marr një karton të verdhë në minutën e 14-të. Stafi teknik i të kuqve, për të mos rrezikuar, menjëherë e ndërron duke e nxjerrë nga fusha.

-Nga fundi i pjesës së dytë, gjyqtarja akordoi një karton të verdhë, por kur e ngriti, nuk ishte asnjë futbollist përballë. Një futbollist e pyet: “Kartonin a ua nxore tifozëve?” Kjo shkaktoi ilaritet në shkallët e stadiumit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"