Pikantet/ Dritat bëhen makth në Vlorë, pica pas ndeshjes për durrsakët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2017 | 22:00

Pikantet/ Dritat bëhen makth në Vlorë, pica pas ndeshjes për durrsakët

Sfida e djeshme ka nisur me një problem në sistemin elektrik dhe ka vijuar me të tjera pikante e momente të veçanta.

Dirta-470x627

* Ndërpritet sërish energjia elektrike në stadiumin “Flamurtari”. Në momentin që skuadrat zbritën në fushë, për shkak të një defekti në sistemin e OSHEE, energjia u ndërpre. Pas 5 minutash, energjia u rikthye. *

“Flota Kuqezi” nuk ishte dje as në tarracën e pallatit. Ultrasit e Flamurtarit, “të dënuar” nga administratori Idrizi, nuk e ndoqën ndeshjen. Takimi është ndjekur vetëm nga disa tifozë në pallatin përballë stadiumit. Nuk kanë munguar as gazetarët, por më të zjarrta gjatë 90 minutave kanë qenë dy gazetare femra.

flamurtari teuta

* Edhe pse pa tifozë, policia ishte e pranishme në stadium.

* Në mungesë të tifozëve, në tribunën qendrore dje kanë qenë të pranishëm vetëm përfaqësues të klubeve të Flamurtarit dhe Teutës, si dhe gazetarët.

* Në tribunën qendrore, ndeshja është ndjekur nga të dy presidentët e ekipeve. Sinan Idrizi i Flamurtarit, i shoqëruar nga Hasanbelliu i Teutës.

* Në stadiumin e boshatisur, dje janë parë dy agjentë të huaj lojtarësh. Ata kanë mbajtur shënime dhe u kanë bërë foto lojtarëve. * Një menaxher grek i klubit të Olimpiakos ishte dje në Vlorë, nën shoqërinë e administratorit Idrizi.

* Gjatë një goditjeje këndi, Alvesh bën faull në sulm. Trajneri Duro nxehet sërish me sulmuesin. “O Danilo, çfarë bën mo?!”.

flamurtariteuta

* Në pjesën e dytë, trajneri Magani hyn në fushë, duke u kapur me gjyqtarin për një faull pranë zonës së tij. “O Enea, jepet ai faull mo?!”, tha Magani.

* Vlonjatët pretendojnë për një gol të anuluar. Zyrtarët e klubit vlonjat në rastin në fjalë kanë thirrur në kor: “Ishte gol, o Enea. O anësor, çfarë po bëni, po përsërisni të njëjtën gjë?!”. Një pjesë e madhe prej tyre janë drejtuar drejt TV pas ndeshjes.

* Trajneri Shpëtim Duro, në rastin e mohimit të golit, është parë sërish i nervozuar me gjyqtarët. Ai i drejtohet anësorit: “O anësor, o anësor: Është dy metra brenda mo! Hapi sytë! Ishte gol”.

* Shtatë pica për ekipin e Teutës. Pas ndeshjes, në dhomat e zhveshjes së ekipit mik kanë hyrë shtatë pica për lojtarët dhe stafin.

* Gugash Magani takohet përzemërsisht pas ndeshjes me disa nga drejtuesit e Flamurtarit dhe përfaqësues të klubit. Ish-trajneri i Flamurtarit ka qëndruar për disa minuta edhe me administratorin Idrizi.

* Menjëherë pas përfundimit të takimit, delegati Alban Tafaj dhe vëzhguesi Albano Janku kanë hyrë te kabina e transmetimit të “SuperSport”, për të parë rastin e dyshimtë në përfundim të ndeshjes.

* Mesfushori i Flamurtarit, Pollozhani, është shfaqur shumë i mërzitur pas ndeshjes. Duke iu referuar rastit të dyshimtë, u shpreh: “E njëjta histori. Çdo javë përsëritet e njëjta gjë”.

* Pas ndeshjes së djeshme, administratori i Flamurtarit nuk ka pranuar që të bëjë asnjë koment për rastin në fund të takimit. “E di gjyqtari. Por nëse anësori nuk ka sinjalizuar gjë, nuk kishte çfarë të bënte kryesori”, tha Idrizi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"