Pikantet| Dinamo-Skënderbeu/ Gegës i çahet daullja e veshit, Imami Çokajt: Ia fute p*rdhës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 10, 2022 | 20:36

Pikantet| Dinamo-Skënderbeu/ Gegës i çahet daullja e veshit, Imami Çokajt: Ia fute p*rdhës

Një ndeshje në qetësi, për shkak se në shkallët e stadiumit të Kamzës ishin a nuk ishin 50 të pranishëm për të ndjekur Dinamon me Skënderbeun. Për shkak edhe të qetësisë, kjo sfidë pati edhe shumë momente pikante, batuta dhe fraza humori nga trajnerët dhe tifozët që “Panorama Sport” i sjell për lexuesit.

Prodani Frasheri

* Skënder Gega ka qenë gjatë gjithë kohës i qeshur dhe në humor. Vazhdimisht bënte shaka, si me lojtarët e tij apo dhe me tifozët. Madje, një prej tifozëve dinamovitë e shqetësonte vazhdimisht, por ai me mjaft kulturë e ka respektuar, duke e përshëndetur. Megjithatë, nuk i kanë munguar as konsultimet e shpeshta me lojtarët në fushë.

Kështu, fillimisht ishte Zhan Viktor në minutën e 7-të, që merr udhëzimet në kontaktet kokë më kokë me trajnerin. Më pas edhe Berisha ka qenë shpesh pjesë e kërkesave të Gegës. Bezdisjen e vazhdueshme nga zhurmat që vinin prej tribunës qendrore, në minutën e 72-të Gega nuk rri pa e shprehur: “M’u ça daullja e veshit”.

sKENDERBEU

Ndërkohë që kishte shpeshherë vërejtje për vonesat e VAR-it dhe arbitrit Jorgji. Ndërsa shakatë i kishte me Zguron: “Ja, erdhi Zguro nga cepi më cep të zgjidhë problemet e VAR-it”. Kur ishte momenti që Dumfur i ra topi në gjoks italiani kërkonte penallti, ndërsa Gega me qetësi i tha që i ra topi në gjoks dhe përqafoi Vanolin, që ishte nisur te VAR-i dhe i thotë: “Rri këtu, mos u tall”.

* Rodolfo Vanoli ka qenë gjithnjë i shqetësuar për lojën e skuadrës së vet dhe vazhdimisht kërkonte që ata të ndiqnin udhëzimet e tij dhe bërtiste drejt Rexhinaldos: “Vai, Vai Rexhi!”

* Që në rivënien e parë fundore që ekzekuton, portieri Rexhepi rrëshqet nga terreni dhe rrëzohet në tokë.

* Në minutën e 27-të, Siljanovski bën një lëvizje të bukur me topin dhe merr duartrokitjet e tifozëve dinamovitë.

* Në minutën e 52-të, Eni Imami nuk është dakord me një vendim të anësorit Çokaj dhe shprehet: “Ia ke fut p(ordhë)s, kësaj radhe”.

* Në momentin që bëhen 4 zëvendësimet në të njëjtën minutë, lojtarët kanë pritur rreth 3 minuta pasi topi nuk dilte nga kufizimet e fushës.

bandicam 2022-05-09 18-27-20-642

* Ndeshjen e ndoqi një numër shumë i vogël tifozësh, që nuk i kalonin 50 vetë. Ndërsa te korçarët ishte një tifoz i vetëm i veçantë i veshur me uniformën e Skënderbeut dhe gjatë gjithë kohës ka mbështetur skuadrën e tij duke e konsideruar si skuadër “imperatore”. Ndërkohë që të dyja palët e tifozëve kanë brohoritur: “Dinamo e Skënderbeu e fituan Superioren. Shtoni ekipet”.

* Në tribunën VIP ishin dy presidentët: Takaj e Bardhi ndaheshin në mes nga zëvendëspresidenti i Kastriotit, Gazmend Vogli. Por një rresht më tutje ndeshjen e ka ndjekur edhe ish-futbollisti dinamovit dhe trajneri Artan Mërgjyshi.

A. DUSHKU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"