Pikantet / Cungu dhuron spektakël me kontrollin e topit, arbitri: Edhe mund të jepja penallti

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 24, 2017 | 17:51

Pikantet / Cungu dhuron spektakël me kontrollin e topit, arbitri: Edhe mund të jepja penallti

* “Edhe mund ta jepja penallti, por prisja sinjalizimin e anësorit”. Kështu është shprehur gjyqtari Ziri pas ndeshjes në një bisedë mes miqsh në hollin e stadiumit për rastin e minutës së 87-të.

lufetatri vllaznia

* Pak orë para fillimit të takimit Luftëtari-Vllaznia, punonjësit e stadiumit kanë korrur barin e fushës, si dhe kanë bërë vijëzimin e saj. Ndërsa më pas është kryer edhe vaditja e tapetit.

* Para startit të ndeshjes, topin e parë nga qendra e ka shkelmuar ish-sulmuesi legjendar i Luftëtarit, Theodhori Kalluci. Gjatë daljes nga fusha, ai është përqafuar me trajnerin shkodran, Armando Cungu. Ky i fundit ka luajtur në Gjirokastër gjatë viteve 1999-2000.

* Në tribunën VIP të pranishëm ishin presidenti i Luftëtarit, Grigor Tavo, zv.presidenti Artur Dadaj, si dhe administrator i Vllaznisë, Astrit Gjyrezi. Gjithashtu u ulën edhe emra të shquar të futbollit gjirokastrit, si Sefedin Braho, Theodhori Kalluci, Milto Gurma etj.

* Prania e tifozëve nuk i kaloi 1800. Mes tyre ranë në sy bashkëshortet e lojtarëve si Beqiri e Rroca, por edhe nëna e Donald Rrapos. Interesant është fakti se në tribunën qendrore kishte shumë tifoze femra.

* Pas një topi të larguar në rivënie anësore, është trajneri Cungu që i bën një ulje spektakolare sferës, duke marrë duartrokitjet e tifozëve. Në fund, Cungu është ulur mes miqve të tij gjirokastritë për një kafe para se skuadra kuqeblu të nisej për në Shkodër.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"