Pikantet Bylis-Egnatia/ Ndeshja nis me 9 minuta vonesë, 12 të huaj në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2022 | 23:13

Pikantet Bylis-Egnatia/ Ndeshja nis me 9 minuta vonesë, 12 të huaj në fushë

– Takimi ka nisur me 9 minuta vonesë për shkak se qyteti i Ballshit kishte qenë pa drita prej mëngjesit të ditës së shtunë, për shkak edhe të reshjeve të shumta dhe tufanit të kushteve atmosferike të rënduara.

bylis egnatia

TEC-i prej edhe nga furnizohet stadiumi “Adush Muça” kishte dalë jashtë shërbimit, e megjithatë klubi ballshiot i kishte marrë të gjitha masat, kur prej paradites klubi u angazhua, duke vënë në përdorim gjeneratorin…

– Të dy presidentët e skuadrave nuk munguan dje në “Adush Muça”, si Agim Demrozi e Besnik Kapllanaj e kanë ndjekur sfidën nga tribuna VIP e stadiumit të qytetit të Ballshit.

– Ndryshe nga sfidat e tjera, tribuna kryesore e stadiumit ishte e ndarë në dy pjesë, në njërën anë vendësit dhe në tjetrën miqtë që mbështesnin skuadrën e zemrës. Në fund duartrokitje nga të dyja kampet, si nga vendësit ashtu edhe nga miqtë për skuadrat e tyre të zemrës.

– Në dy momente, sidomos në faullin ndaj Lajthisë, ka pasur kontestime nga tifozët vendës ndaj kryesorit Lata, nga tribuna dhe ballorja.

-Kryesori Florian Lata në 5 javë që janë luajtur e ka gjykuar Bylisin dy herë, madje në dy sfida shtëpie, në javën e parë me krutanët, ku ballshiotët e kanë fituar sfidën me rezultatin bindës 2-0 dhe ndaj Egnatias që përfundoi në barazim 0-0.

-12 lojtarë të huaj luajtën dje, 5 nga vendësit dhe 7 nga miqtë, duke bërë që të jetë një nga sfidat me më shumë të huaj të zhvilluara deri më tani në Superiore. Madje, si Bylisi ashtu edhe Egnatia janë ndër ekipet me më shumë të huaj këtë sezon në gjirin e tyre.

-Dy “debutime” pati në sfidën e Ballshit për këtë sezon, nga një për çdo ekip, e si për koincidencë, dy lojtarë afrikanë. Çarles Atshimene, nigeriani që ka mbërritur me bujë si sulmues i Nigerisë ka zhvilluar sfidën e parë me Bylisin e Superiores, e po ashtu Majkëll Agbekpornu, ganezi i Egnatias, që ka luajtur vjet, por është vonuar në kthim pas pushimeve për shkak të problemeve me dokumentacionin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"