Pikantet/ Arbitri Meta bën humor me Bakajn, Mziu dhe Gjici bëjnë “paqe”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2017 | 19:06

Pikantet/ Arbitri Meta bën humor me Bakajn, Mziu dhe Gjici bëjnë “paqe”

-Rreth 150 policë ishin angazhuar për të ruajtur sigurinë në ndeshjen e djeshme mes Kamzës dhe Kukësit, shto këtu dhe policinë private. Kjo ka bërë që në stadium të mos shënohet asnjë incident.

-Rreth 300 tifozë kanë ndjekur ndeshjen e djeshme, ndërkohë që një numër i madh i tyre kanë qenë jashtë rrethimit të stadiumit, por në pjesën e dytë klubi ka hapur dyert. Në tribunën e miqve kanë qenë rreth 150 tifozë të grupimit “Mërgata”, që ishin kuksianë që jetojnë në Kamzë.

kamzakukesi

-Në momentin që skuadrat po tentonin të hynin në fushë, kryesori Meta nuk i ka kursyer batutat dhe takimet me lojtarë të ndryshëm. Madje, ai është parë që të godasë me top mesfushorin e Kukësit, Elis Bakaj, i cili dukej mjaft në humor.

-Përpara fillimit të ndeshjes, kur po sistemohej qendra e zërit të stadiumit, një nga teknikët po fliste në telefon, por mikrofoni ishte i hapur dhe biseda e tij po dëgjohej nga i gjithë stadiumi, çka shkaktoi jo pak humor te tifozët.

bakaj

-Në minutën e 24-t, trajneri i Kukësit thërret pranë Hair Zeqirin, të cilit i kërkon të luajë më fort dhe të jetë më i kujdesshëm ndaj Fukuit, për t’i qëndruar sa më pranë.

-Në minutën e 34-t, kur u dha një goditje dënimi diagonal me portën për Kamzën, kryesori Kridens Meta shkon për të vijëzuar largësinë se ku do të qëndronte muri i barrikadës, por spraji që bën shkumë në fushë nuk ishte i mjaftueshëm.

kamza kukesi

-Ndeshjen e djeshme e kanë ndjekur në tribunën VIP presidentët Qarri dhe Gjici, por nuk ka munguar dhe kryebashkiaku Mziu. Edhe pse kanë qëndruar larg njëri-tjetrit, nuk ka munguar një shtrëngim duarsh mes tyre para fillimit të takimit.

-Gjatë luajtjes së ndeshjes, por edhe konferencave për shtyp është dëgjuar zëri i Hoxhës së Xhamisë së Kamzës, e cila ndodhet shumë pranë stadiumit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"