PIKANTE| Skënderbeu-Vllaznia/ “Lërini të luajnë, legena”, Daja nxehet me Krasniqin, Liçin nuk e mbajnë nervat dhe godet…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 13, 2020 | 19:23

PIKANTE| Skënderbeu-Vllaznia/ “Lërini të luajnë, legena”, Daja nxehet me Krasniqin, Liçin nuk e mbajnë nervat dhe godet…

* Goli i parë i Skënderbeut vjen përmes një aksion model të futbollistëve bardhekuq. Interesant është fakti që presidenti Takaj qëndroi statik dhe nuk iu gëzua aspak golit të realizuar pavarësisht mënyrës së realizimit.Skenderbeu festa e golit ndaj Vllaznise

* Dalja e Bruno Ditës në mesin e fushës ka bërë që trajneri Ilir Daja ta këshillojë herë pas here duke i thënë të shtyjë përpara dhe të vertikalizojë për lojtarët e sulmit.

* I pranishëm në tribunën “VIP” ishte edhe administratori i Vllaznisë, Suad Liçi. Madje ai nuk është parë aspak i qetë teksa shpesh është revoltuar me gabimet e lojtarëve të tij. Në një moment ka goditur edhe me shkelm bordurën mbajtëse prej xhami të tribunës “VIP”, duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve.

* Minuta e 51-të e ndeshjes, Krasniqi ka një mundësi të mirë në hyrje të zonës, por heziton të gjuajë. Kjo ka irrituar jashtë mase trajnerin Daja, i cili ka shpërthyer ndaj sulmuesit: “O Krasniq, të gjithë do t’i gënjesh? Ça do me bo?”

* Minuta e 54-ërt, moviolë, futbollistët e Vllaznisë pretendojnë për prekje me dorë brenda zonës, por Kridens Meta vazhdon lojën. Vendimi i arbitrit ka irrituar jashtë mase drejtuesit e Vllaznisë në tribunën “VIP”, të cilët kanë shpërthyer në ofendime: “Lërini të luajnë e të fitojë kush të dojë, legena”- është dëgjuar të thotë njëri prej tyre.Pusi Skenderbeu festa

* Pas daljes nga loja kapiteni i Vllaznisë, Gilman Lika, shkon për të protestuar te vëzhguesi i ndeshjes për vendimet e arbitrave.

* Minuta e 81-të, trajneri Dedja tërbohet me një gabim të Zogajt dhe thërret menjëherë një lojtar nga stoli për ta zëvendësuar. U desh ndërhyrja e ndihmësit që Dedja të qetësohej dhe të ndryshonte mendim.

* Stafi i Skënderbeut bën tri zëvendësime njëherazi dhe kërkon hua tabelën e Vllaznisë. Pasi mbarojnë punë dhe ia kthejnë, shkodranët e marrin dhe e dezinfektojnë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"