PIKANTE|”S’ke faj o Hamit, se nuk je mësuar me trajner me shkollë”, Daja i kërkon llogari arbitrit dhe lëshon batutën: Kujdes se…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 23, 2020 | 23:25

PIKANTE|”S’ke faj o Hamit, se nuk je mësuar me trajner me shkollë”, Daja i kërkon llogari arbitrit dhe lëshon batutën: Kujdes se…

“Panorama Sport” ju sjell momentet më pikante nga sfida e së shtunës Partizani-Laçi 0-0:
GJK_6181-1170x650

– Mentor Mazrekaj ishte një nga “ish”-ët e kësaj sfide, pasi kaloi disa sezone të bukura te të kuqtë, ndërsa tani u kthye si kundërshtar. U pa të bisedonte me një pjesë të stafit të Partizanit, duke kujtuar edhe kohët e shkuara në këtë skuadër.

– Në këtë ndeshje Partizani kishte vetëm 6 rezerva në dispozicion, njëri prej të cilëve portieri Teqja. Pankina ishte e vakët pas mungesave të Asanit, Melos, Braunit, apo edhe e Çinarit të dënuar. Për këtë arsye, edhe zëvendësimet ishin vetëm dy.

– Për këtë ndeshje, tabelat elektronike që tregojnë minutat dhe rezultatin ishin të fikura dhe nuk u vunë në punë.

– Drejtori i përgjithshëm i të kuqve, Olsi Rama, pa nga afër ndeshjen, teksa pas përfundimit të nxehmjes, takoi thuajse të gjithë lojtarët kur po hynin në dhoma për t’u dhënë kurajo. Ndërsa në fund të sfidës, po shihte një rast të dyshimtë me delegatin Marjus Sulejmani, ndoshta atë të pretendimit për penallti të Malës

– Në kartonin e verdhë ndaj Idrizajt, Daja i kërkon llogari arbitrit, por ky i fundit e këshillon, ndërkohë që i nxjerr të verdhin pas disa minutave për një tjetër protestë. Në këto momente dikush ia beh nga tribuna: “S’ke faj o Hamit, se nuk je mësuar me trajner me shkollë”, duke i kujtuar njëkohësisht edhe atë që i ndodhi në Kamzë, ku dhe u dhunua.

Daja2

– Daja dhe Cungu kanë pasur nga një “ndihmës” në tribunë, të cilët gjatë gjithë kohës jepnin udhëzimet për lojtarët në fushë. Tifozi i Partizanit ishte më aktiv në krahasim me homologun e tij të Laçit, ndërkohë që për një moment nuk munguan as acarimet në tribunë.

– Hyrja e tifozëve në stadium është e ndaluar, por jo jashtë tij. Ultrasit e kuq zgjodhën tarracën e një pallati përballë stadiumit për të mbështetur skuadrën e tyre.

Tifozet e Partizanit

– Gjatë kohës që po jepeshin intervistat në përfundim të ndeshjes, Esat Malës i erdhi radha në fund dhe po priste gjatë. Në këto momente tekniku Daja lëshoi batutën ndaj gazetarit të “SuperSport”: “Kujdes se po ma ftohni lojtarin duke pritur kaq gjatë”.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"