PIKANTE|Luftëtari-Vllaznia/ Ndeshja nis me 11 minuta vonesë, Malota betohet para… arbitrit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 6, 2020 | 11:56

PIKANTE|Luftëtari-Vllaznia/ Ndeshja nis me 11 minuta vonesë, Malota betohet para… arbitrit

Takimi mes Luftëtarit dhe Vllaznisë nisi me 11 minuta me vonesë. Shkak është bërë mungesa e autoambulancës. Nga sa mësohet, në orarin e ndeshjes ka pasur disa emergjenca në qytetin e Gjirokastrës, madje edhe për shkak të testimeve që janë bërë për “COVID-19”. Gjithsesi, spitali rajonal “Omer Nishani” reagoi menjëherë, duke dërguar në stadium ambulancën. “Panorama Sport” ju sjell të gjitha pikantet.
vllaznia luftetari
* Të huajt e Vllaznisë po firojnë dita-ditës. Pas Hygor Gonçalvesit dhe Filip Gligorovit, gazeta mësoi se dje me shkodranët nuk kishte pranuar të udhëtonte drejt Gjirokastrës as moldavi Eugenio Sidorenko. Lojtarëve u ka skaduar kontrata, ndërsa nga të huajt kanë mbetur vetëm braziliani Zhunior dhe moldavi që dje ishte në stol, Kojakaru.

* Shiu i dendur që nisi rreth orës 14:45 në qytetin e Gjirokastrës, shoqëroi gjithë takimin, por fusha ishte në kushte optimale. * Rreth 15 tifozë fanatikë të Luftëtarit u vendosën pranë konviktit të studentëve të universitetit “Eqrem Çabej”. Në pjesën e dytë numri i tyre u reduktua, duke qenë se bluzinjtë po humbisnin.

* Renato Malota betohet para gjyqtarit të takimit, Roxhers Muska, pas ndeshjes. “Jam 31 vjeç dhe nuk mbaj mend të kem marrë një karton të verdhë kështu. A e shef (i tregon këmbën) si më shkeli? Të thashë shikoje këmbën, asgjë tjetër. Unë nuk ofendova”, iu drejtua Malota kryesorit të takimit para se të hipte në autobusin e skuadrës.

* Armenis Kukaj dhe Enes Isufi u përshëndetën pas ndeshjes me disa prej lojtarëve shkodranë, me të cilët kanë qenë tek akademia Vllaznia.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"